• |
ide | kryesore

Zyrtarët e afërt i vihen kundër Putinit, kërkojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet
Putin



Një zyrtar i lartë i Kremlinit po përpiqet të komunikojë fshehurazi me Perëndimin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.

Anëtari sekret i elitës së Vladimir Putinit thuhet se ka zbuluar se Kremlini është në panik dhe i dëshpëruar që lufta e përgjakshme të përfundojë. Pretendimet befasuese për këtë lëvizje u bënë të ditura nga një raport i agjencisë perëndimore të inteligjencës.

Besohet se oficerë të lartë dhe zyrtarë të afërt me Putinin janë të alarmuar nga sanksionet perëndimore dhe rënia ekonomike për shkak të luftës. Disa figura të Kremlinit janë gjithashtu të shqetësuar për rreziqet gjithnjë e më alarmante që po ndërmerren, siç janë luftimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Zyrtarët thuhet se kanë biseduar me CIA-n apo diplomatë perëndimorë, pas shpinës së Putinit. Daily Mirror kupton se raporti po merret seriozisht nga agjencitë e inteligjencës.

“Një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit i dërgoi një sinjal Perëndimit duke i shprehur dëshirën për të negociuar. Elita e Kremlinit është panik,” thuhet në raport.

Mbrëmë, një burim i lartë diplomatik ukrainas tha për Daily Mirror:

“Nëse dikush i afërt me Putinin ka bërë diçka të tillë, nuk do të ishte befasi.”



2 Comments

  1. Per demonet nese nuk largohen nga e keqa e keqa do ti marr me vete si ben vetpastrim organizmi jon nga semundjet e ben cdo organizem gjalles individual dhe popull .se ka shkall imuniteti reflektimi vetmbrojtje.sfidat per ato qe jan kunder rrymes padiskutim qe behen ne nje moment rrym rrenuese kunder tyre

  2. Mashtroni seRusi po i Afrohet Odesas dhe me vone transtrias per tu bashkuar me Bjellorusine pasi te marr dhe gjithe pjesen qe ka qene Ruse ne Ukraine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *