• |
ide | kryesore

Video/ ‘Vetëvrasje’ e Dortmund në kohën shtesë, Bremen i shënon dy herë: asnjë fitore vendase në Bundesligë

-Instant, Sport, Video



Kolaps i zhurmshëm i Borussia Dortmund në minutat e fundit të javës së tretë të Bundesligës: verdhezinjtë, në avantazh 2-0 në shtëpi kundër Werder Bremen, lejojnë të përmbysen në 2-3 në kohën shtesë dhe humbën mundësinë për të kërcyer në komandë të renditjes. Bayer Leverkusen pëson humbjen e tretë radhazi dhe është gjithnjë e më i fundit. Në ndeshjet e tjera, Freiburgu buzëqesh falë Vincenzo Grifos në fitoren 1-0 në Stuttgart, barazimi 0-0 në Wolfsburg-Schalke.

AUGSBURG-MAINZ 1-2
Mainz është në zonën Champions falë fitores në fotofinish në Augsburg. Goditje e kundërpërgjigje mes Onisiëo dhe Demiroviç brenda katër minutave mes minutave 31 e 35, pastaj Mainz pati mundësinë të kalonte sërish në epërsi në minutën e 60-të, por Martin humbi penalltinë e 2-1. Kur barazimi duket se ishte i kryer, erdhi avantazhi i miqve falë Lee Jae-Sung vetëm disa sekonda nga fishkëllima e fundit.

DORTMUND-BREMA 2-3
Vetëvrasje e pabesueshme në shtëpi e Borussia Dortmund, që shkoi 2-0 deri në të 89′ dhe lejoi të përmbysej nga Werder Bremen 2-3 në kohën shtesë duke i dhënë lamtumirën kryesimit të renditjes. Bayern Mynih tashmë mund të shkëputet nesër. Brandt në fund të pjesës së parë dhe Guerreiro në 70′ nënshkruan avantazhin e dyfishtë që u duk se do të eliminonte miqtë. Pak sekonda nga e 90-ta, Buchanan shkurtoi diferencën e në shtesë mes të 93 e 95-ës, ndodhi e paimagjinueshme me Schmidt dhe Burke.

LEVERKUSEN-HOFFENHEIM 0-3
Fillimi makth i sezonit vazhdon për Bayer Leverkusen, me humbjen e tretë në po aq ndeshje. Shemben ‘Aspirinat’ në shtëpi ndaj Hoffenheimit që në fakt e mbylli ndeshjen pas 35 minutash me Baumgartner dhe Kramaric. Në të 78′ mbërriti trisi i Rutter që hap zyrtarisht krizën e njerëzve të Senoane.

STUTGART-FREIBURG 0-1
Goditje në transfertë e Freiburgut në Stuttgart: është në fakt italiani Vincenzo Grifo ai që zhbllokoi rezultatin pas 11 minutash, aq sa për të lejuar ngritjen e murit të miqve, duke mos lejuar që vendasit të rikuperojnë.

WOLFSBURG-SCHALKE 0-0
Zero gola dhe pak emocione mes dy skuadrave që kanë shkruar historinë e Bundesligës, por që tani po luftojnë për të gjetur lavditë e së shkuarës. Të dy mbeten në zonat më të ulëta të renditjes.

Bundesliga Germany
Augsburg 1-2 Mainz
Bayer Leverkusen 0-3 Hoffenheim
Borussia Dortmund 2-3 Werder Bremen
VfB Stuttgart 0-1 Freiburg
Wolfsburg 0-0 Schalke 04



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *