• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohet 27-vjeçarja për prishje të qetësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Devollit njoftoi se ka arrestuar një 27-vjeçare për prishje të rendit dhe qetësisë publike në orët e para të mëngjesit në Bilisht.

Mediat raportojnë se ajo është Deizi Arapi dhe se bashku me motrën e saj 23-vjeçare Xhesin, u kthyen në shqetësim për banorët, të cilët njoftuan policinë.

Sipas të njëjtave burime, të dyja vajzat qëndronin në makinë dhe shanin personat që kalonin. Edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Emri i Dezi Arapit nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2018 asaj i dogjën një makinë tip Smart. Ngjarja u dyshua se ishte bërë për hakmarrje mes vajzash. ©LAPSI.al

Kush është “gangsterja" që shante njerëzit në rrugë bashkë me motrën në  Korçë! Në 2018-ën i dogjën makinën... - Aktualiteti Kjo është Deizi, pronarja e Smartit që dogjën mbrëmë në Bilisht Kjo është Deizi, pronarja e Smartit që dogjën mbrëmë në Bilisht - Hapur

Kjo është Deizi, pronarja e Smartit që dogjën mbrëmë në Bilisht - Hapur



3 Comments

  1. Vertet babain e kane Devolli por nenen e kane nga
    Resheni. Luljeta Perbasha quhet e qe ankohet ne Tv
    e portale se vajzat i ka te pa puna dhe shtepine J’a
    dha “Fundjava ndryshe” e Tv klani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *