• |
ide | kryesore

U infektua me linë e majmunëve, turisti italian ndërron jetë në Kubë

-Instant, Lajme, Planet



Një turist italian ka ndërruar jetë pas infektimit me linë e majmunëve.  Bëhet fjalë për një 50 vjeçar, i cili vdiq të dielën,  sipas një njoftimi të ministrisë kubane të shëndetësisë. Italiani ishte rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve në Kubë.

“Gjendja e këtij pacienti u përkeqësua me shpejtësi dhe që nga 18 gushti ishte në gjendje kritike ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së djelës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

Italiani kishte mbërritur në Kubë më 15 gusht dhe u shtrua në spital tre ditë më vonë, shtoi ministria. Ministria përjashtoi, pas analizave, mundësinë që pacienti të kishte edhe patologji të tjera me origjinë infektive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *