• |
ide | kryesore

Vau i Dejës/ Sherri nisi në lokal, më pas autori shkoi në shtëpi dhe mori kallashin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës. Konflikti nisi në një lokal të fshatit Shelqet pak orë pas mesnatës. Mësohet se gjatë qëndrimit në lokal viktima dhe autori 31-vjeçar kanë fyer njeri-tjetrin në distancë. Ky i fundit pas diskutimit, ka dalë prej aty  dhe ka shkuar në banesën e tij për të marrë armën. Më pas autori 31-vjeçar Alfons Palushani ka qëlluar për vdekje Metushin, teksa ky i fundit po hipte në automjetin e tij. Viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.

Dyshohet se personat e përfshire në këtë ngjarje të rëndë kane qenë të alkoolizuar. Efektivët po bëjnë shoqërimin në polici të disa personave të tjerë qe kanë qënë në lokal për të mësuar me shumë rreth kësaj ngjarje, ndërsa është prangosur autori.

 



2 Comments

  1. nuk e kuptoj pse shqiptaret duhet te mbajne arme ne shpi, apo qe ne rrokarizimin me te pare te kapin armen e t’ia shkrepin komshiut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *