• |
ide | kryesore

Vrasja e Madrit Ulqinakut/ Gjendet në lumin Shkumbin arma e autorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka sekuestruar armën e Horgito Peqinit, me të cilën 18-vjeçari vrau Madrit Ulqinakun, pas një sherri të çastit mes tyre. Arma me të cilën dyshohet se u vra 33-vjeçari është gjetur në lumin Shkumbin.

Mbrëmjen e kaluar u arrestua edhe autori i dyshuar i ngjarjes, 18-vjeçari Horgito Peqini. Në pranga është vënë edhe 33-vjeçari Klaudian Sallaku, i cili ishte bashkë me autorin e dyshuar të vrasjes.

“Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrolleve të shumta të zhvilluara nga Policia e Elbasanit, si dhe i negocimeve me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e shtetasve H. P., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. U., mbrëmjen e datës 17.08.2022.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, të cilat u gjetën pas kërkimeve intensive nga ana e shërbimeve, në shtratin e lumit Shkumbin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *