• |
ide | kryesore

Britney Spears flet për bashkëpunimin me Elton John : Jam e shokuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka folur së fundmi për bashkëpunimin e saj me Elton John i cili do të publikohet ditën e nesërme.

Përmes rrjetit social,Twitter, Britney rrëfeu se është e entuziasmuar për këngën e saj të parë pas 6 vitesh.

“Okie dokie … kënga ime e parë në 6 vjet!!!!.’Është shumë bukur që po këndoj me një nga burrat më klasikë të kohës sonë …@eltonofficial!!!! Jam disi e shokuar… është një punë e madhe për mua !!! Po meditoj më shumë dhe mësoj se hapësira ime është e vlefshme dhe e çmuar!!!’

Ajo shtoi: “Po mësoj se çdo ditë është një mundësi e re për të provuar të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të lumtur. Po, unë zgjedh lumturinë sot. I them vetes çdo ditë që të heq dorë nga hidhërimi dhe të përpiqem të fal veten dhe të tjerët.

“Dua të jem e patrembur sic isha e re  dhe të mos jem aqd frikësuar . Unë lutem dhe shpresoj që Zoti të jetë me mua dhe me fëmijët e mi!!! Po… Unë zgjedh lumturinë dhe gëzimin sot!!!’

Hold Me Closer, një version i ri i hitit të vitit 1971, do të shënojë rikthimin e Britney në muzikë dhe daljen e saj të parë  pas përfundimit të konservatorit të saj 13-vjeçar në nëntor 2021.

Elton, së fundmi ndau një pjesë të këngës me fansat.

Duke ndarë veprën artistike  në TikTok, ai shkroi: ‘#HoldMeCloser me @britneyspears. Vjen më 26 gusht./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *