• |
ide | kryesore

Escobar pas takimeve në veri: Misioni ynë vazhdon në Beograd

-Instant, Lajme, Të fundit



I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, ka folur për media pas takimit që ka pasur sot me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri, raporton Express.

Escobar bashkë me Miroslav Lajcakun do të udhëtojnë sot drejt Beogradit për takim me presidentin serb, Aleksander Vucic.

I dërguari amerikan ka thënë se shpreson që do të jenë në gjendje të lëshojnë një deklaratë sonte vonë apo në mëngjesin e të premtes nga Beogradi.

“Unë vetëm dua të them që ne kemi marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Unë shpresoj që ne do të jemi në gjendje të bëjmë një deklaratë në Beograd sot vonë apo nesër në mëngjes”, ka thënë Escobar citon Kosovo Online, trasnmeton Express.

Escobar dhe Lajcak gjatë qëndrimit në Prishtinë kanë takuar krerët e shtetit dhe partitë opozitare me të cilët kanë diskutuar për çështjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të hryje-daljeve.



3 Comments

  1. Eshte ora qe shqiptaret e Kosoves te mos i kundervihen qeverise dhe Kurtit, por projektit serb dhe Vucicit, i cili minon luften dhe gjakun e derdhur per lirine dhe mevetesine e Kosoves.

    Koha per qendrese eshte tani !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *