• |
ide | kryesore

Tradhtoi policinë, por jo “Visin”/ Pse hesht efektivi i Forcave Operacionale?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Përgatitja, mundi, djersa dhe përpjekjet mes uniformave blu e kishin shpërblyer Jeton Lamin me një vend në forcat elitë të policisë, por këto nuk i kishin mjaftuar efektivit 28-vjeçar, që së fundmi i ishte dorëzuar joshjes nga bota e krimit. Jjeta e dyfishtë e Lamit mori fund, kur shefat e thirrën papritur për një bisedë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në fillim mohoi gjithçka. Pastaj, kur i treguan filmimet në makinë me Ervis Martinajn, kuptoi se justifikimet i kishin mbaruar.

Efektivi i Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë punonte si shofer i Martinajt. Me statusin që kishte, i ofronte informacionet e duhura dhe paprekshmëri nga patrullat e policisë. Dhe për këtë paguhej mirë.

Por pavarësisht se tradhëtoi uniformën, Lami i qëndroi deri në fund besnik Ervis Martinajt. Që nga momenti kur i vunë prangat, për të nisi heshtja. Një lloj “omerta” e stilit mafioz, të cilin e zbuloi avokati i tij. Pa pretenduar të ngrejë një alibi, pa dashur të japë një shpjegim apo të gjejë një mënyrë për të lehtësuar pozitat e tij. Jeton Lami thjesht ka heshtur. Avokati u tha gazetarëve se ai “nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani”.

Përtej luajalitetit ndaj “Visit”, heshtja e shoferit ka edhe një interpretim tjetër. Ervis Martinaj ka ende ndikim tek njerëzit e tij. Megjithëse i janë vrarë shumë shokë në atentate, megjithëse ka humbur kushëririn e tij më të vogël, Brilant Martinajn, megjithëse familja e denoncon të zhdukur, njerëzit e afërt ende vazhdojnë t’i mbeten besnikë. Dhe në peshoren e fakteve, nëse Martinaj është vrarë apo është arratisur, heshtja e shoferit sipas stilit mafioz, anon nga varianti i dytë./Lapsi.al



15 Comments

  1. Titulli eshte qellimisht gabim, Ai e ka tradhetuar Martinaj te cilen e kane bere pjese pjese ata qe paguan per ta futur ne kurth dhe kete e dine te gjithe.

  2. Po ti nga e di kete?
    Se u tha qe ishtr vra dhe vajza qe ishte me te kur ajo paska dhene deshmi sot
    Ishalla eshte arratis dhe jo vra

    1. Idiot qe mbron mafian dhe qe komenton te lapsi. Nuk i sheh vendet qe s kane mafia jane te gjitha pa siklete….hajvan

  3. A dini shqip ju të lapsit, luajalitet nga e keni gjetur, besnikëri është shqip. Omertà pastaj është kulmi , a e dini përkthimin në shqip.

  4. Po thoni qe ky punonjesi i policise ishte i vetmi nga policia qe e mbrojne dhe ndihmojne ate tipin ne kerkim?! Po te flase do nxjerre shefat e tij, e kjo nuk eshte alternative.

  5. Sa ka si puna e ketij besnikut ne policine e shtetit. Brenda zyrave zihen kush e kush te ndihmoj ndonje te forte sa me parë. Se helbete ndaj sherbimeve merr ndonje euro, apo krijon ndonje status te respektueshem midis gangove qe mund ti zgjidhin ndonje hall neser, se ata kane njohje dhe me politikane e drejtora. Po pse jo te beje ndonje xhiro me makinat e shtrenjta qe dispinojne ata. Po aty brenda makones mund ti servirin edhe ndonje tiktokiste qe e leshon veresie. Mire del ai ne cdo rast se edhe rrogen e shtetit e merr. Se mos ngeli siguria e qyterarit ne dore te tij.

  6. Marin shume shpejt do ta marresh vesh ne eshte gjalle apo eshte vrare. Gojet e liga thone qe e kane masakruar pasi ata qe e nxorren ne taim per tu “sqaruar” e kane prere ne bese

  7. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemërgur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtëpia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore, e i ndjeri iku nga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë”, shkruan Valteri në reagimin e tij.Polici zbaton kodin e heshtjes se skifteret e salih metaj kane kercenuar me vdekje familjen,visi eshte financieri per llogari te Trustit te Geshtenjave

  8. Si ky jane 90 % e policise se ketij shteti. Fundja cfare prer me rrogat qe marrin. Edhe shefat e ketij i sherbejne ndonje te forti, edhe shefat e shefave. Tek e fundit edhe kryeministri e qeveria e tij ne sherbim te oligarkeve e krimineleve jane. Po ketij populli mire ja bejne se nuk ngopet. Cdo popull normal do i nderronte pushtetaret sa me shpesh, ne kemi 30 vjet qe hyp njeri e zbrit tjetri, po te njejtet mbajme mbi qafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *