• |
ide | kryesore

UEFA, Carlo Ancelotti trajneri i vitit: “Sacchi ka qenë një mësues i jashtëzakonshëm”

-Instant, Sport



“Sacchi ishte një mësues i jashtëzakonshëm. Në karrierën time duhet të falënderoj shumë njerëz, tifozët për mbrëmjet në Santiago Bernabeu dhe presidentin tim që më dha mundësinë të kthehem në Madrid”. Kështu është shprehur Carlo Ancelotti, i cili mori çmimin e trajnerit të vitit nga UEFA gjatë shortit të Ligës së Kampionëve. “Duhet të falënderoj shumë njerëz për këtë vlerësim – tha Ancelotti –: klubin tim, stafin tim, Arrigo Sacchin, i cili është këtu dhe ishte mësuesi im, tifozët e Real Madrid, të gjithë familjen time, djalin tim Davide, i cili është asistenti im”.

“Formula magjike? Është pasioni për këtë sport dhe më pas cilësia e lojtarëve që duhet të menaxhosh, sezoni i kaluar ishte i veçantë, kishte një lidhje fantastike, arritëm të krijonim një lidhje të bukur dhe një alkimi perfekte, gjë që na ndihmoi për të arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme të kemi një marrëdhënie të mirë me lojtarët dhe kjo bazohet në respekt”, shtoi ai.

“Lojtari vendimtar? Mendoj për Karim Benzema, i cili është rritur shumë – shtoi italiani – duke u bërë një nga liderit e ekipit. Jemi me fat që e kemi me ne, te Real Madrid. Përse lojtarët më duan? Sepse ka respekt, marrëdhënie të shkëlqyera – përfundoi ai – edhe pse ndonjëherë një trajner duhet të bëjë zgjedhje të vështira, por duhet t’i shpjegosh në dhomat e zhveshjes. Unë jam trajner, por jam një njeri dhe duhet t’i trajtoj lojtarët si njerëz”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *