• |
ide | kryesore

Merr flakë makina në aksin Kardhiq-Delvinë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet ka marrë flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, pranë fshatit Prongji. Policia njofton se dyshohet qe zjarri të jetë shkaktuar aksidentalisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Më poshtë njoftimi i policisë dhe pamjet.

Rreth orës 15:50, në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë. Nuk ka dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *