• |
ide | kryesore

I torturoi dhe i dogji të gjallë/ Grabitja e përgjakshme e shqiptarit në 2015 dhe arrestimi në Maltë

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet malteze arrestuan mesditën e 19 gushtit, një 36-vjeçar  shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar  në 2015 për një vrasje të dyfishtë në ishullin Egjina të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për Ledjon Brakaj nga Shqipëria, i cili e kreu krimin e rëndë në moshën 29-vjeçare. Shtetasi shqiptar me banim në Marsaskala të Maltës, u la në paraburgim më 20 gusht, pasi u soll në gjykatë dhe u akuzua për vrasje të dyfishtë dhe zjarrvënie.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga procesi, i akuzuari kishte hyrë për të grabitur një të moshuar dhe nipin e saj, duke i plagosur me grushte dhe më pas i kishte vrarë. Gjithashtu raportohet se ai dyshohet se i ka mbështjellë disa rroba dhe u ka vënë flakën, ndërsa më pas ka vjedhur sende me vlerë dhe para të gatshme në vlerë totale prej 780.000 euro.

Gjykata malteze ka vendosur masën e paraburgimit për të akuzuarin deri në fillimin e procedurës dëgjimore për ekstradimin e tij në Greqi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *