• |
ide | kryesore

Aubameyang rrihet, kërcënohet e grabitet në shtëpinë e tij: katër persona me kapuç e detyruan të hapte kasafortën

-Instant, F1, Sport

Natë terrori për Pierre-Emerick Aubameyang i rrahur e i grabitur brenda banesës së tij nga katër persona me kapuc në kokë. Siç raporton ‘El Pais’ duke cituar burime policore, sulmuesi i Barcelonës është rrahur dhe kërcënuar me armë dhe shufra hekuri, për ta grabitur duke e detyruar të hapë kasafortën në shtëpinë e tij në Castelldefels (Barcelona) nga të paktën katër hajdutë me kapuç, të cilët hynë në shtëpi nga kopshti. Gjithashtu, është kërcënuar edhe gruaja e lojtarit: ka qenë ajo që ka lajmëruar policinë. Nga kasaforta janë marrë xhevahire të ndryshme. Sipas ‘RAC 1’, Aubameyang dhe gruaja e tij u lidhën dhe u mbajtën të shtrirë përtokë për një orë. Dëshmitarët raportojnë se banditët u arratisën me një Audi A3 të bardhë dhe Mossos janë ende në kërkim të tyre.


Aubameyang është lojtari i dytë i Barcelonës që është viktimë e kriminelëve në pak ditë. Robert Leëandoëskit iu grabit një orë luksoze me mbërritjen e tij në Ciutat Esportiva: tre persona arritën të hapin derën në anën e pasagjerit të makinës, duke i shkulur nga kyçi i dorës së sulmuesit një orë me vlerë 75 mijë euro. Mossos, policia speciale spanjolle, gjetën menjëherë objektin dhe arrestuan hajdutët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.