• |
ide | kryesore

“Me 6 pikë biem nga kategoria në fund”: Colella mban këmbët në tokë dhe falenderon Mehmetin

-Instant, Sport



“Nëse e mbarojmë kampionatin me 6 pikë i bie që të rrëzohemi. Kemi bërë në ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur mjaft raste për ta mbyllur ndeshjen dhe jo ta mbyllnim në këtë rezultat”. Me këmbë në tokë Giovanni Colella në përfundim të fitores së dytë radhazi në kampionat, 1-0 kundër Lacit në Elbasan Arena. Të kuqtë janë të vetmit që nuk kanë lënë pikë në dy javët e para, por italiani kërkon të mbajë të motivuar skuadrën: “Jam i kënaqur vetëm për tre pikët. Ne do të synojmë të marrim 3 pikët ndeshje pas ndeshje – tha Colella -. Kemi shumë punë për të bërë pasi rruga është shumë e gjatë”.

Në fund, një korigjim për daljen e parë gjatë prezantimit të tij në të cilën la të kuptohej një pakënaqësi për punën e teknikut të mëparshëm të Partizanit (“Nëse skuadra do të kishte moral të lartë, nuk do të isha këtu”). “Sigurisht tekniku që ishte përpara ka bërë një punë mjaft të mirë. Në të kundërt skuadra nuk do bënte kaq mirë. Unë thjesht po përpiqem që të fus konceptet e mija që kam për skuadrën”, e mbylli Colella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *