• |
ide | kryesore

Chris Rock reagon ndaj kërkesës së Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Për Chris Rock, rikthimi në Oscar 2023 do të ishte si të kthehesh në skenën e një krimi.

Komediani i tha audiencës gjatë një shfaqjeje në Phoenix  se atij iu kërkua të prezantonte eventin  vitin e ardhshëm , por refuzoi mundësinë.

Sipas mediave, aktori  i tha turmës se kthimi në Oscar do të ishte si t’i kërkoje Nicole Brown Simpson “të kthehej në restorant” ku ajo la syzet e saj para se ta vrisnin , duke iu referuar  O.J. Simpson, i cili u shpall i pafajshëm në këtë rast.

Refuzimi i tij vjen pasi Will Smith doli në skenë më 27 mars dhe e goditi pas një shakaje që komediani bëri për flokët e Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Rock gjithashtu pretendoi se atij iu ofrua dhe refuzoi një reklamë të  Super Bowl pas shuplakës.

Në maj, presidenti i ABC i Entertainment, Craig Erich tha për Deadline se do dëshironte që Chris të kthehej si mikpritës vitin e ardhshëm. Zgjedhja, tha ekzekutivi, me siguri do të rriste vlerësimet.

Por sipas Smith, Rock  “nuk është gati” të flasë  për goditjen e vitit 2022. Më 29 korrik, aktori i “King Richard” i kërkoi publikisht falje komedianit në një video  në YouTube.

“Chris, të kërkoj falje,” u shpreh Smith. “Sjellja ime ishte e papranueshme.”

Çmimet Oscar 2023 do të zhvillohen më 12 mars./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *