• |
ide | kryesore

I dha fund luftës së ftohtë/ Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Mikhail Gorbaçov

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij ndërroi jetë në Moskë në moshën 91-vjeçare. Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

Ai shërbeu si sekretari i fundit i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (1985–1991) si dhe presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik (1990–1991).

Megjithatë ai mbështeti reformat demokratike. Ai miratoi politikat e glasnostit (lirisë së fjalës) dhe nxiti çmilitarizimin në Evropën Lindore. Politikat e Gorbaçovit përfundimisht çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1990-91.

Ai luajti një rol kyç në përfundimin e dominimit të Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Lindore. Ai ndihmoi në rrëzimin e Perdes së Hekurt, që ndante shtetet komuniste lindore dhe shtetet jo komuniste perëndimore.

Në çështjet e jashtme, Gorbaçovi kultivoi marrëdhënie më miqësore me shtetet jo komuniste, duke përfshirë dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Gorbaçovi punoi me presidentin e SHBA Ronald Reagan për të pakësuar tensionin politik dhe ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Duke vepruar kështu, Gorbaçovi ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1990 Gorbaçovi mori Çmimin Nobel për Paqen për “rolin e tij udhëheqës në procesin e paqes” në Evropë. Mikhail Gorbachev dha dorëheqjen nga presidenca e Bashkimit Sovjetik më 25 dhjetor 1991. Po atë ditë, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *