• |
ide | kryesore

Energjia me fasha, Balluku: Janë identifikuar familjet që konsumojnë mbi 800 kw/h

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria ka kryer studimin dhe ka identifikuar tashmë familjet që do të preken nga rikthimi i tarifimit të energjisë elektrike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se në tavolinë janë hedhur disa variante të tarifimit për familjet që konsumojnë mbi 800 kw/h.

Balluku deklaroi se çmimi i energjisë është rritur në bursat ndërkombëtare. Zv.kryeministrja shtoi se qeveria po bisedon me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe do të vendoset edhe sa do të paguhet për familjet që konsumojnë energji më tepër se fasha e vendosur.

“E kemi thënë që synojmë të mos prekim çmimin e tregut. Çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë rritur. Fasha 800 kilovat orë energjie është vendosur nga ne tashmë, ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe do të diskutohet zgjidhja më e mirë e për të diferencuar atë që kemi thënë. Diferenca duhet që të bëhet. Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë. Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera e energjisë së shpenzuar. Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që tarifohet aktualisht për konsumatorët, që do të thotë se çdo kilovat orë e shpenzuar mbi sasinë 800 kv, do të kushtojë gati dyfish më shtrenjtë”, tha Balluku.



4 Comments

  1. Shqiptaret ka 4-muaj qe faturohen me pak se kane koosumuar dhe kjo perkthehet ne gjobe per shqiptaret do e paguajne kete me fashone e re dhe keshtu shqiptaret do paguajne rritjen e gjithe vitit 2022 kjo eshte direkt vjedhje mashtrim hipokrizi krim.

  2. Cdo gje e nis me “e kemi thene”…nqs e keni thene o mashtruse pse e perserit?!
    Leje pastaj kur del ne tv..shkon neper kantiere e del per inspektim. i jep leksione inxhinjerit apo pergjegjsit te punimeve per objektin ku ata punojn perdite!!!

    1. Haha, kete po mendoja edhe une!

      Ato filmimet neper kantiere, sa vari trapin qe duket! Tere ai inxhinier, degjon kete delen e zeze qe i jep mend! Fare degjenerate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *