• |
ide | kryesore

Lavrov: Rusia nuk po `përdor` miqësinë e Serbisë

-Instant, Lajme, Planet



Prej disa ditësh vazhdojnë deklaratat dhe kundërdeklaratat brenda qeverisë serbe në lidhje me qëndrimet ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Por gjatë ditës së sotme i është shtuar dhe një deklaratë zyrtare e Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov.

Në një deklaratë të para disa ditëve, zëvendëkryeministja serbe Zorana Mihajloviç, është shprehur që ministri i jashtëm rus, Lavrov, po abuzonte me faktin që Beogradi nuk kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e transformuar këtë vendim si një përpjekje për të treguar që Serbia mbështet sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Në komentet e saj, Mihajlovic ka përmendur gjithashtu faktin që Serbia kishte votuar në favor të rezolutës së Kombeve të Bashkuara duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Ndërkohë që në deklaratën e tij Lavrov, i është përgjigjur që ‘Moska nuk po tenton të abuzojë me marrëdhëniet miqësore të Serbisë me Rusinë, duke mohuar deklaratën e zëvendëskryeministres serbe Zorana Mihajloviç. Pwr Lavrov, është e qartë që Mihajloviç ishte e keqinformuar për realitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas tij “vlerësimet dhe deklaratat e zyrtarëve rusë nuk japin as shkak dhe as të drejtë për askënd që të na fajësojë për insinuata apo përpjekje për të ‘abuzuar’ me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore dhe të vërteta me Serbinë, të cilat padyshim janë të ndërtuara mbi barazinë, respektin dhe mirëkuptimin reciprok’ thuhet ne deklaratën e Lavrov.

Rusia dhe Serbia kanë një mirëkuptim absolut të ndërsjellë për temat aktuale në agjendën ndërkombëtare dhe, në kontaktet e saj me partnerët serbë, Rusia prezanton hapur pikëpamjet e saj për situatën në Ukrainë, thote gjithashtu ministria e jashtme ruse.

“Ne respektojmë dëshirën e Beogradit për të mbajtur një linjë të ekuilibruar dhe, më e rëndësishmja, te pavarur, në këto kohë të vështira. Një qasje e tillë e balancuar reflektohet në qëndrimin e rezervuar të lidershipit serb në lidhje me sanksionet perëndimore (kundër Moskës). Natyrisht, kjo është një zgjedhje sovrane që Perëndimi nuk mund ta pranojë dhe, ndryshe nga ne, po përpiqet të ushtrojë presion mbi serbët”, shtoi Ministria e Jashtme ruse në deklaratën e saj.



1 Comment

  1. CILI ESHTE POZICIONI ME I MIR PER NE NE MENDIME FJAL VEPRA PER TE QEN KONFORM .FUNKSI0NIT ZGJILLJEVE ÈKUJLIBRAVE PAQES.QE NJERZIT TE JETOJNE NE QARTESI QE HAP RRUG BESIMI MIRKUPTIMI MARRVESHJE.PLIOT GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM. thotë:

    Bismilahi Rrahmeni Rrahim .per ti arritur keto o njeri medito ke fakte plot.me mijra vite nga do qe te hellesh shikimin.se cila rrug eshte e drejt dhe cila eshte e kot.cili qe perfundimi i njerzve mizor dhe cili qe perfundimi i njerzve te mire e mira ngA e keqA ndryshojne si dita me nAten nuk barazohen.eshte fakt qe gjuha qe flasim eshte pasqyra krijimit si komunikim rreth tije.eshte fakt qe Ullzimi Hyjnor.kaĺon shpjegohet permes kesaj gjuhe.eshte domosdoshmeri ta mesojm kete gjuhe ne vleren e vet.si domosdoshmeri.udhesimi hyjnor eshte tregues i dobishem orientimi per gjithcka kemi nevoj.ligjet se si zhvillohen gjerat keta jan domosdoshmeri.Ai qe gjithcka krijoj.nuk na krijoj kot.dhe nuk na la pa pergjegjsi ne kete bote.atehere neve si njeres sna mbetet tjeter ne ulletimin tone nga Zoti Pacmangeshem me kthim Atije vecse te kuptojm meditojme domosdoshmerit dhe justifikojme pergjegjsite.sejcili per veten e vet.dhe do ti mjaftonin .per nje jet te qArt sprov te fituar dhe meshiren e arritur nga Zoti tije ne shpetimin e shpirtit tije.na ber pergjegjesi diturin tA mesojm praktikojm dhe shperndajm .gjith komentet .ne rrjet nder vite nga un pavarsish nivelit kuptimit ne rritje sipas mundesis dhe angazhimit qellimi ishte keshillimi per mir dhe ndalimi nga e keqa.cdo gje ka mas dhe cak un arrita cakun tim .kuptoj apo skuptoj dikush. Apo te gjith .mbasi keshillimet udhezimi kan qen per njerzimin nga cdo ane.per njerzve te cdo niveli.keshtu qe dhe un u binda se ne keto zhvillime tashme jam i panevojshem .dhe duhet te merrem me qenjen time te ardhmen time tek Zoti im .mbasi caktimi Zoti per mua eshte vdekja ndoshta shum afer dhe duhet pregaditem per te.per mua ka me vler i MADHI ZOT.MESHIRA TIJE JETA PASOSUR SE SA NJE JET E SHKURTER NE KET BOTE CFARDO QE TE KET NE TE.NESE DIKUSH NDAHET I PREKUR NGA NDONJE KOMENT.I IMI NDER VITE EDHE PSE GABIMI MUND TE JET I TIJE PERSERI JA KAM BERE HALLALL MBASI NE LUTJET E MIJA QENDRON SHPREHJA O ZOT .JA PACA BA HALLALL KUJDO CFARDO QE TE ME KET BERE O ZOT MA BAN RRISK TE MA BEJNE HALLALL KUSHDO CFARDO QE NGA PADIJA KEQKUPTIMI TI KEME BERE .KETU NDAHEM ME TE GJITH DUKE JU THENE DUAJENI VETEN LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA SE ZOTI NDESHKON ASHPER PENDOHUNI SE I MADHI ZOT ESHTE SHUM FLES MESHIRUES AI KA MESHIREN ME TE MADHE SE URREJTJEN PER ROBIN E VET .VETE DO TA DUANI NESE DUANI PER TJERET SI PER VETEN .SEJCILI BEHET SHPETIMTARI APO HUMBESI VETES VET ME ANGAZHIMIN E VET .AI QE KERKON TE MADHIN ZOT ZOTI DO TI MJAFTOJN ATI .UN NUK FLA SIPAS DESHIRES .POR DUKE U MBESHTETUR NE ZOT NUK JEMI NJEREZ PA GABIME POR ME I MIRI ESHTE AI QE PENDOHET DHE I M BESHTETET ZOTIT VET RUHET NGA HAKU.I CDO GJEJE .I LUTEM ZOTIT PER TE GJITH TE NA UDHEZOJE DHE TE MOS NA LARGOJNE NGA MESHIRA TIJE.KJO ESHTE FJALA FUNDIT E NDARJES MES NESH.ZOTI JU UDHEZOFT MESHIROFTE FALTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *