• |
ide | kryesore

Video/ Ismajli e Bajrami ndalen nga Verona: Sampdoria i heq fitoren Lazios në fund, dorëzohet Fiorentina

-Instant, Sport, Video



Janë luajtur tre ndeshjet e para të së mërkurës në Serie A të shënjuara nga barazimi in-extremis i Sampdoris në shtëpi me Lazion, rrëzimi i Fiorentinës në Udine dhe barazimin mes Empolit dhe Veronës. Ismajli e Bajrami nuk e ndihmuan dot skuadrën e Zannettit të merrte tre pikët, të befasuar 20 minuta nga fundi nga Kallon.

EMPOLI 1-1 VERONA
Ende nuk lëviz shifra në zërin e fitoreve për Empolin dhe Veronën, të cilat pas 4 javësh në Serie A janë ende pa asnjë tre pikësh të plotë. 1-1 është rezultati final në Castellani, në një ndeshje plot emocione sidomos në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte një ndeshje një-kahëshe për skuadrën e Paolo Zanettit, e cila gjeti avantazhin në minutën e 26-të falë një goditje të mirë me të majtën e Baldanzit. Për talentin e lindur në vitin 2003 është goli i parë në Serie A. Përvec Ismajlit nga minuta e parë, në fushë u fut edhe Ujkani në minutën e 38 të pjesës së parë, por pa mundur të bëhet protagonist. Në pjesën e dytë Cioffi ndryshoi Veronën me zëvendësimet, hyrjet e Doig dhe Kallon ishin vendimtarë. Ish-sulmuesi i Genoas gjeti golin e barazimit në minutën e 69-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Në fund skuadrat ishin shumë të zgjatura në fushë, por asnjëra nuk mundi të mbizotërojë ndaj tjetrës deri në fund.

SAMPDORIA 1-1 LAZIO
Nuk shkoi më shumë se 1-1 në Genoa sfida mes Sampdorias dhe Lazios, me dorianët që arritën rezultatin në fund të ndeshjes, duke befasuar Sarrin. Një asist me takë i Milinkovic-Savic, një gol nga i zakonshmi Ciro Immobile në minutën e 21 të pjesës së parë dhe dukej e kryer për Lazion, por në minutën e 92-të u shfaq Manolo Gabbiadini, i cili, i shërbyer nga Rincon, gjeti golin e 1-1. Për sulmuesin ishte goli i parë që nga janari i kaluar, pas disa muajsh rikuperimi nga një dëmtim. Bardhakaltrit humbasin kështu mundësinë për të arritur Romën në vendin e parë në renditje, duke u ndalur në tetë pikë. Sampdoria buzëqesh, duke shijuar pikën e dytë në kampionat.

UDINESE 1-0 FIORENTINA
Udinese fluturon lart, me fitoren e dytë në kampionat, falë goditjes së Betos përpara portës. Përcaktues 20 minutat e para të presionit nga friulianët, por në rastin e golit ishin shumë të ashpra protestat e Fiorentinës për një faull të pretenduar të Deulofeu. Në minutën e 17′ Deulofeu shtyu Venutin dhe i rrëmbeu topin, më pas i shërbeu Betos, i cili e depozitoi topin në rrjetë me portën bosh. Toskanët protestuan për një dorë të vendosur të Deulofeu ndaj mbrojtësit viola. Fiorentina u riorganizua dhe u përpoq të shtyjë, por rreziqet erdhën gjithnjë nga një Beto agresiv dhe nga inkursionet e Lovric. Pas kthimit në fushë, Fiorentina luajti lojën në kërkim të barazimit. Udinese u ul shumë nën presionin viola, që megjithatë nuk prodhoi raste të qarta shënimi. Vetëm një kundërsulm, me të djathtën e Deulofeut, i refuzuar nga Terracciano. Në frymën e fundit erdhi edhe goli i Success por i anulluar për pozicion jashtë loje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *