• |
ide | kryesore

Aksident në Kolonjë, plagoset pasagjerja që ishte në motor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Ersekës ditën e sotme. Mësohet se mëngjesin e kësaj të enjteje janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti motor me drejtues shtetasin E. J., banues në fshatin Taç, me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. D.  Për pasojë ka marrë lëndime shtetasja B. J., pasagjere në motor. 66-vjeçarja ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *