• |
ide | kryesore

Dua të regjistrohem në Univesitetin Katolik ZKM! Një proçes i shpejtë dhe i thjeshtë

Lajme, Të fundit



Kërkoni Diplomë të njohur në Bashkimin Evropian, standarde të larta në mësimdhënie, programe evropiane studimi dhe pozicionim të sigurt në tregun e punës?
Regjistrohuni në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka nisur regjistrimet për vitin akademik 2022-2023 nga data 2 deri në 15 shtator 2022, datë që shënon përfundimin e raundit të parë të përbërë nga shtatë (7) faza 48 orëshe.
Të gjithë maturantët e shpallur fitues mund të paraqiten pranë Sekretarisë Mësimore në UKZKM për t’u regjistruar në programet e studimit: Ekonomi Ndërmarrjeje, Arkitekturë, Farmaci, Infermieristikë, Fizioterapi, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare.

Kandidatët e kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues, duke dorëzuar personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana e tyre pranë Sekretarisë Mësimore, dokumentacionin në vijim:
mandat-pagesë nga banka;
diplomë e Maturës Shtetërore në origjinal së bashku me fotokopjen e noterizuar të saj;
certifikatë e maturës shtetërore në origjinal së bashku me fotokopjen e noterizuar të saj;
raport mjeko-ligjor që vërteton aftësinë për të ndjekur studimet;
vërtetim banimi;
certifikatë familjare;
fotokopje të një dokumenti identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë);
dy (2) fotografi format dokumenti.

Këtë vit proçedurat e pranimit në universitet zhvillohen në 3 raunde, sipas afateve të përcaktuara në kalendarin e publikuar nga strukturat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Kujtojmë se në raundin e parë kandidatët që përzgjodhën në Portalin U-Albania programet e studimit të UKZKM-së në Infermieristikë, Fizioterapi, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, si dhe në Arkitekturë zhvilluan testim mbi njohuritë e përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme dhe mbi njohuritë e gjuhës italiane. Në vlerësimin përfundimtar të kandidatëve fitues u përllogarit edhe mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme (mesatare e VKM-së e cila përfshin edhe provimet e Maturës Shtetërore).
Ndërsa nuk kanë zhvilluar testime pranimi, kandidatët që përzgjodhën në Portalin U-Albania programet e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Farmaci.
Renditja e kandidatëve në këto programe studimi bëhet sipas mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme.
Për të mësuar më shumë mbi programet dhe kriteret e pranimit në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” jeni të mirëpritur të na vizitoni në Universitet, ose na ndiqni në rrjetet tona sociale: www.unizkm.al dhe www.facebook.com/unikzkm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *