• |
ide | kryesore

“E vrava dhe trupin ia fsheha në frizer sepse më rrihte” rrëfehet gruaja e Shefki Kurtit

-Instant, Lajme, Të fundit



Nadire Kurti, dyshohet se vrau bashkëshortin e saj Shefki pasi e keqtrajtonte. “Corriere della Sera” zbuloi sot detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë.

“E vrava sepse prej disa vitesh më rrihte çdo ditë. Më godiste me grusht duke më thënë se duhej të largohesha nga shtëpia sepse donte ta shiste”, tha ajo.

Në ditët para vrasjes, sherret ishin shtuar deri në kërcënime me thikë, tregon Nadirja. “Më tha se po më copëtonte. Pastaj u largua, për të fjetur në diskotekën që drejtonte dikur”, shtoi ajo.
Sipas hetuesve që hetojnë vrasjen e Shefki Kurtit, krimi dyshohet se ka ndodhur mes 21 dhe 22 korrikut: “Atë ditë e vrava (…) i thashë të largohej me gruan tjetër, por ai më dha një shuplakë. dhe mora sëpatën. E godita. Më pas e godita më shumë. derisa vdiq.”

Më pas skenat horror vijojnë. Gruaja ka treguar se ka copëtuar trupin dhe e ka futur “brenda qeseve najloni”, më pas “i futa copat në ngrirje (frizer, frigorifer) në korridorin e shtëpisë sime dhe pastrova të gjithë shtëpinë”. Në pritje të mesnatës, për të mos u dukur, i nxori copat nga ngrirja dhe i hodhi në kanal.” shkruan media italiane corriere.it

Ngjarja ka ndodhur natën e 21 korrikut duke u gdhirë 22 korriku.  Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo).

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *