• |
ide | kryesore

Përplasja me Ramën për resortin e Hysenbelliut, pse u shkarkua kreu i IKMT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në ditën e dytë të rikthimit në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici ka bërë ekzaktësisht atë që kërkonte Edi Rama nga paraardhësi i saj, Ajet Zyberaj. Ka çuar fadromat në resortin e Irfan Hysenbelliut për të shembur disa mure rrethuese dhe një pishinë. IKMT pretendon se ndërhyrja është pa leje, ndërsa subjekti thotë të kundërtën.

Shkarkimi i Ajet Zyberajt nga IKMT është bërë pikërisht për shkak të përplasjes me Edi Ramës për ndërhyrjen në resortin e Irfan Hysenbelliut. Siç Lapsia.al ka raportuar dy ditë më parë, Dallëndyshe Bici njihet si një “kamikaze” e Edi Ramës prandaj u rikthye në këtë institucion si e vetmja që mund të bëjë ato që i kërkon kryeministri, në shumë raste dhe duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Dhe mos thoni qe te majtet nuk punojne. Nje deputete e Nanos u quajt kombajne, Balluku eshte fadromiste dhe borepastruese kurse Dallendyshja eshte eskavatoriste .e matrapik. Zoti ma rujt!

  2. Mirë ja bën Hysenbelliut se është oligark i Edi Ramës,ose ishte,ai investoi aq shumë që të vinte në pushtet Edi Rama tani mirë t’i bëhet. Hysenbelliu hoqi nga puna Ylli Rakipin duke prishur kontratën me të me urdhër të Ramës dhe Veliajt me një fjalë deri tani ka qënë zar i Ramës,e meriton këtë.

  3. Ata që për para e ndihmuan që të marrë pushtetin meritojnë edhe më shumë se këta janë ata që shkatërruan demokracinë për interesa të ngushta personale

  4. Me vjen keq per pezen qe Deri dje mbaronte xhaxhi edi me gjith fuqine e tij sot thot oshte qeverija e korruptum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *