• |
ide | kryesore

Ana personale e konfliktit, Hysenbelliu: Me Lindën në telefon me pseudonime!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur fadromat rrethuan Prestige Resort për ta shembur vitin e kaluar, Lapsi.al i pa me imtësi dokumentat, me të cilat mbrohej Irfan Hysenbelliu. Rezultonte se vetë Rama kishte firmosur lejen e zhvillimit në KKRT-së për ndërtimin e hotelit dhe pishinave, që zaptonin më shumë se 4 mijë metra në bregun e detit. Rezultonte se Dallëndyshe Bici kishte hedhur firmën e saj në dokumentat që konfirmonin se godina ishte me leje.

E megjithatë, me fuqinë që u jep pushteti, të njëjtët vendosen që hoteli të hidhej në erë me dinamit, me pretekstin se nuk ishin paguar taksat. Ashtu ndodhi.

Nga këtu, pronari i News24, Irfan Hysenbelliu shpërtheu në akuza duke nxjerrë në publik disa aspekte personale të marrëdhënies së tij me Ramën, që në ndonjë rast dukeshin vendimtare për të kuptuar mësymjen e shtetit në Golem.

Në fillim nxorri fotot e drekës me Ramën në Prestige Resort mes pishave të Golemit, bashkë me Taulant Ballën, Arben Ahmetaj, biznesmenin Behgjet Pacolli dhe ish-vartësin e tij në Kosovë Mentor Nazarko.

Kuptohej se kur drekonte me Irfanin në bregun e detit, Rama e bënte një sy qorr dhe një vesh shurdh. Nuk ishin problem për të as zaptimi i rërës së plazhit, as taksat e papaguara. Shteti dhe ligji vepronin vetëm tani që personalja ishte bërë e papëlqyeshme.

Mediat e Irfan Hysenbelliut u morën edhe me Taulant Ballën, i cili kishte ngrënë e kishte pirë qyl për dy muaj në suitën presidenciale të “Prestige resort”. Një nga sanitaret e hotelit tregoi se Balla kishte raste që hynte në kuzhinën e restorantit dhe gatuante bashkë me shefat.

“Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty” tregonte gruaja për mikrofonin e News24, ditën që policia rrethoi hotelin.

Vetë Hysenbelliu foli për bashkëshorten e Edi Ramës, me të cilën kishte pasur njohje të vjetër. I kujtoi se si i ishte gjendur pranë në ditë të vështira, ndërkohë që ajo qante dhe i lutej për punë.

“Për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur” u shpreh Hysenbelliu në dhjetor të vitit të kaluar.

Historia nuk përfundoi këtu, sepse rrethimi i tretë i policisë u bë në festën e Sulltan Novruzit, një ditë e veçantë për besimtarët bektashinj, pjesë e të cilëve është edhe Hysenbelliu. Me kokën e nxehtë nga pamjet e bllokimit të pronës me polici, ai ngacmoi sërish rrëfimin mbi eksperiencat personale me çiftin kryeministror.

Disa ditë më parë familja Hysenbelliu dhe familja Rama ishin shkëmbyer në një hotel në Athinë. Rama nuk e kishte mbajtur dot veten ndërsa shkëmbeheshin nëpër korridoret e hotelit.

“Këto ditë isha rastësisht me familjen në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë, që nuk mund ta them për shkak të biznesit dhe qëlluam rastësisht, në një kat. Në një kat, rastësisht dhe aty shkëmbeheshim si ata të “Nëndetëses 105”. Dhe kur rrija ulur në darke rastësisht kemi qenë në tavolinat ngjitur, mimikë e tij, i rrotulloheshin sytë dhe surrati, sa u ngrit dhe u largua. Edhe kur dilte në korridor, e humbiste. Vinte vërdallë në korridor. E humbiste. Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Çfarë e bën të vuajë brenda?” tregoi ai.

Hidhet në erë Prestige/ Hysenbelliu: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

Një detaj tjetër interesant, në rrëfimin e Hysenbelliut ishte marrëdhënia që ai kishte pasur në të shkuarën me Linda Ramën. Sipas tij, komunikimet në celular i bënin me pseudonime, ndërsa zonja Rama kishte braktisur miqtë e saj si Ben Malaj, Bashkim Fino etj.

“Si ka mundësi në një hotel kur shkëmbeheshim, si ka mundësi? Mirë mua, po çunit tim? Po nuses time? Po gruaja e vet? Që fëmija e saj është rritur me fëmijët e mi. Po gruaja e vet që më çoi dhe më prezantoi në Athinë me vëllain e vet dhe me vëllain e saj dhe fëmijët bënim pushimet? A ka një edukatë ajo femër? Ku i ka shokët e vet ajo femër? Ku është Ben Malaj që e ka pasur mik dhe e ka bërë të pijë ilaçe sot? Ku është Bashkim Fino që e ka pasur mik dhe nuk mori post kohët e fundit? Ku është Bujar (……) që rrinte me të, e di gjithë blloku që e ka pasur mik dhe sot vjen vërdallë dhe e katandisi psikologjikisht bredh nëpër kazinotë? Ku është? E thashë, e kam çuar unë te Ylli Çabiri, atëhere lutesh, qante e morën e hodhën në rrugë. E morën e hodhën! Rrinim bashkë. Kemi ndejtur bashkë me orë të tëra, me muaj. Pyesni shoqen e saj Silvën dhe kishim pseudonime që të komunikonim me njëri tjetrin. Unë e kisha “Iliri”. Ai ishte “Ladi”, tjetra “A….”. Pse ishin pseudonime? Pse? E kam ndihmuar me shpirt! Pa pikë turpi surrati i saj atje në mes të hotelit as nuses time, asnjeri. Nusja u ngri “Si ka mundësi kjo femër që kemi ngrënë bukë bashkë?” tha. Si ka mundësi që shkëmbeheshim bashkë në hotel dhe nuk ashtu? Që shkëmbeheshim në hotel dhe nuk ashtu?” fliste i tronditur Hysenbelliu.

Por pronari i News24 nuk u kursyes as për një aspekt të panjohur, deri diku pervers të Ramës, i cili i kërkonte Hysenbelliut t’i sulmonte përmes mediave të tij ish-Ministrin e tij të Jashtëm në kohën që ishte vetë kryeministër. Hysenbelliu nuk e tha emrin, por kuptohej se ai iu referua Ditmir Bushatit.

“Mund t’i them që nuk kam qenë nga ata botues që të bëja ato presione që ai do. Po u them vetëm për një ministër të jashtëm. Ai thoshte, merre bëji këtë transparencë. Beji transparencën deri në fund dhe këtë mesazh fshije. Si mund t’i bëja presion për transparencë kur ai bënte detyrën dhe kishte respektin më të madh me shtetet e ndryshme. Po ju them vetëm 0.01% të atyre që di” rrëfeu Hysenbelliu.

Kuptohet se shkaqet e konfliktit mes Ramës dhe Hysenbelliut ndërthurin interesa biznesi, mediatike dhe politike, por ato personale nuk janë për t’u shpërfillur. Një dokument shtetëror e humb rëndësinë para mllefit personal dhe episodeve konfliktuale të së shkuarës, në përpjekjen për të gjetur nëse ka të drejtë njëri apo tjetri.

Ndërsa sot, dy familjet kalojnë heshturazi dhe shihen vëngër nëpër korridoret e urrejtjes, dje këta hanin dhe pinin, kalonin pushimet bashkë dhe përfitonin në mënyrë të ndërsjelltë nga pozitat e fuqishme që kishin në politikë, biznes dhe media. Prandaj dhe konflikti Rama-Hysenbelliu, më shumë se në leximin me lupë të dokumentave dhe me ballafaqimin e hapave të shtetit ligjor, i ngjan përplasjeve që funksionojnë përmes kodeve mafioze të prerjes në besë dhe hakmarrjes për inate personale./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/12/04/andi-bushati-tritoooooool-asgje-personale/



42 Comments

  1. Irfani i mbante ison me median e tij kur i interesonte te mbronte horrlleqet e kafshes se Surreli. Tani mbron kagshrn e bashkise. Epo vagabonde hesapi.

    1. Jam Gregu , vellai i Edvinit , E kemi amanet nga babai , KRISTAQI !!!! thotë:

      Po kurvat dhe bastardet qe nuk i dihet ke kane nene dhe babà te tille jemi .

      1. Vëllain e ka nga Kristaqi me gruan e parë. Zahon e ka nga Irfan Hysenbelliu me Linda baxhella. Prandaj e ka urryer kaq shumë Kristaqin dhe urren Irfanin sepse mendon që miliardat që i ka vjedhur shqiptarëve do ti trashëgojnë këta dy bastardë, sepse vetë është impotent dhe steril, e mbi të gjitha skicofren. Ai e di mirë që nuk përfundon në burg sepse është i papërgjegjshëm para ligjit, më së shumti në çmendinë , sepse Rrakacollja do nxjerrë kartelën për ta shpërtuar nga burgu, por duhet ti thotë burgut hapu për vehten e saj që ka dënuar një popull të tërë me mbi 10 vjet dhunë e batërdi, duke e detyruar të marrë arratinë.

    2. Ju të lapsit, përfitoni nga injoranca e lexuesve tuaj dhe thoni gjysëm të vërteta, të cilat lexuesit i marin si të vërteta përfundimtare.
      Psh. Ju thoni se vetë Rama ka firmosur lejen e zhvillimit. Po është e vërtetë.
      Mirëpo leja e zhvillimit, është hapi i parë. Bëhet për një zonë të gjerë ku parashikohet të ndërtohet. Dhe jepet dakordësia që në atë zonë të ndërtohen objekte të ndryshme.
      Hapi kryesor është leja e ndërtimit. Dhe kjo jepet pasi ndërtuesi paraqet projektin e objektit me preventivat përkatëse.
      Dhe mbi vlerën e objektit paguhet tarifa e lejes.
      Këtu ka ngecur kapter Hysen Belliu.
      Ka miliarda lekë, por nuk ka marë lejen e ndërtimit se nuk do të paguajë taksa.
      Sepse këta lloj biznesmenësh, harxhojnë lekë me kurvat duke ju blerë atyre shtëpi e makina, por taksa nuk duan të paguajnë.

      1. arkitekti ti je apo ben???? lejen e ndertimit te kujt mor te kompleksit qe u hodh me tritol???? po si mund te ndertohej ateher dhe ti shkonte myshteri ky kafsha?????

      2. Se është palaço Irfani, nuk do thotë që nuk është me kompleks narcisi dhe sindromë psikopatike Rama dhe që arkitekti nuk është sahanlëpirës. I pari kapter, i dyti me kartelë i treti pa karakter.

      3. hahhahaa cna the o Arkiteket:). Qe kur keni filluar te vetquheni “arkitetkte” o patronazhistat e karit me fillore dhe “master” ne spiunim?:)

    3. Prandaj nuk e rru njeri as per njonin e as per tjetrin. Koken hongshin.. Kujto Hysenbelliu se njerezit do protestojne per te… Ha ha ha

  2. Rama do kete nje fund te tmerrshem , zullumin e ka bere shume te madhe

    Pasta konflikti me Irfanin eshte brenda llojit

  3. THJESHT SPJEGOHET LINDA ESHTE WHORE KURVA HAJDUTE E SHQIPERSE KRIMINELE E PA CIPE THJESHT TE BEN TE VJELLESH !!

    1. Na trego o Irafan kapterri si u bere pronar i medias me te njohur te kohes,kush ti dhe leket per ta blere dhe si e shmange Bolinon,cfare roli kishin meta dhe salihu?shpjegohu Irfan dhe sot nuk ke bythe te kercenosh

    1. Një kapter plehër, një mantenutë kapteri plehër, një psikopat që rrihej spitaleve psikiatrike, i shoqi i manrenutës së kapterit, një popull dele me bari ujkun. Mos u ankoni o skllevër, kur të mos mbeten më dele do nisë të hajë palikarët (sa i shkojnë për shtat dy rookjet e fundit)

  4. Qe e qinte Ylli Xhabiri kete e di dhe qeni dhe macja po na thuaj ndonje gje me “spicy”. Sa e kishe mik dhe i lepije bythen ishte burre i mire dhe grua zonje, tashti qe ta futi doli rob bythqir dhe grua kurve. Ti po flet tani qe tu prek interesi shoku Kapterr se ne kemi kohe qe i dime dhe flasim, ndersa ti i beje elozhe ne median tende.

    1. Na hape barkun me keto artikull te ketij koqe katunarit hysenbelliu. Katunar hajvan i rendomte ka ngelur ky idioti.
      Kujt i plasi se po i prishet resorti ketij, haken po merr. Nuk i meriton ky hajvan pasurite dhe shiko si flet gomari. U bene tere katunaret dhe gomeret biznesmene ne kete vend gomeresh dhe hapu dhe. Shkofsh atje nga ke ardhur or Irfan injoranti

      1. Bateria e patronazhistëve nisi punën. Irfani është fundurinë po dhe dhe Rama fundurinë. ok bateria ? E nxorët bukën e sotme, tashti shkruani kundër gazetave të tjera

  5. Ne surrat dhe veprime, Rama me ngjan me personazhin CUCO (GIAN Maria Volonte)
    Tek filmi FOR A FEW DOLLARS MORE.

  6. Rrefimet e kapter Irfanit, si ato te Dumanit.
    Ne se rrefen pislliqet qe kane bere bashke, del Irfani burre i mire?
    Mut njeri e kake tjetri. Keshtu zihen edhe cakenjte me njeri-tjetrin, prape cakenj mbeten.

  7. NGA DY TE KEQIA,ZGJIDH MA TE VOGELEN, E KETU ZULLUMIN E BASHIBOZUKUN E BEN RAMA. TE PA W.ERIT E GJERIZIT PRAPE LEHIN SI ZAGARE, E BEJNE ANALOGJIRA PER TA LEHTESUAR ME KOMENTE PAK NGA GJENDJA NE TE CILEN ESHTE KAPUR KAPO BANDA E SEKTIT

  8. Ftoj gjithe shqiptaret te dalin ne mbrojtje te irfanit dhe te demokracise dhe vlerave europiane. Neser mund te jete rradha juaj.

    1. Dil ti dhe jep edhe jeten apo edhe pidhin e grus tate qe hajduti Irfan te rrembeje tokat e gjithe shqiptareve.
      Po qe se demokracia ka si simbol Irfanin apo te birin e Neta kurves, nuk e dua hic demokracine.

  9. Irfan spiuni kapterr bythqir.
    Nje shkolle quhet bashkim fino, dmth vari karin pseudonimit. Spiuna dhe kurveresha nje shoqeri e llumrekullise.

  10. Ca big brotheri kjo eshte kalu big brother. Maskaralleqet e rames do hyjne ne histori.
    Pislleqet dhe ndyresite e ketij njeriu te semure do mbahen mend gjate.
    Neveria e shqiptareve per te do shkoje brez pas brezi.

  11. Me ty mor Fane po ngjet si ne rastin me gomarin! Ujku I kishte ngulur dhembet e po e shqyente e gomari thoshte : “beje zot enderr!”
    Rrefehu Fane, se paske goxha per te rrefyer! Nga 0.01 perqind te pakten shko te 10 ose 20 perqind, aq sa ka qene gjoba qe ke paguar nder vite te Rama & co.per perfituar prona,licensa,kredi e favore!!!…

  12. Populli thote se “prapa mushkes e prapa agait te fshatit ha edhe shqelma” dhe kjo i ndodhi Irfanit, sikurse te gjithe atyre qe rrine pas Rames.

  13. Rama eshte nje perbindesh kjo nuk ka dyshim, por edhe Irfani eshte nje perbindesh i vogel, tani i lepin bythen Veliajt, ku eshte ndryshimi?

  14. Tregon Irfanlliu , hajdutlliu për mardhëniet dhe bëmat e tij me Ramën . Kur ky Rammiku na i erdhi te dera për ti vjedhur pronën e vet , na u kujtua të na mbush mendjen se sa i rrezikshëm , sa i lig e shpirtzi na qenka Rampsikopati me kartel të cilin e vuan prej 10 vjetësh ky popull dhe Hysenbellirat hanin pinin , xhvasnin , vidhnin duke e mbajtur në pushtet këtë psikopat kryemut të Shqipërisë. Ishkapteri , që u gdhi milioner , bën mirë të na tregoj se si xhvati , mes shumë të tjerash , duke përjashtuar pronarët me aksione (të cilët enden nëpër dyert e gjykatave e nuk gjejnë zgjidhje) edhe pronën tek ish N.M.I. me komplekset që ka ndërtuar dhe që mendon se do ti gëzoj duke na dërdëllisur se ka punësuar punëtorë , numrin sa e di ai . E gënjen mëndja ish kapterin , i cili vodhi e rrëmbeu ku deshi e sa deshi , ashtu si gjithë komunistat e asaj kase të ndyrë enveriste që u gdhinë milionera , e që përsëri sot , si një kope ujqërish vjedhin e shqyejnë në çdo skaj këtë vend , do t’i përjetësoj e gëzoj këto prona ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *