• |
ide | kryesore

Bylis rrëzohet përpara Partizanit, Colella i vetmi me pikë të plota: Skuka tre gola në tre ndeshje

-Instant, F1, Sport



Tre ndeshje e tre fitore për Partizanin. Tre ndeshje e tre gola për Skukën, gjithnjë e më shumë simboli i këtij ekipi, që Colella po arrin ti marrë maksimumin në këtë start kampionati. Të kuqtë, triumfojnë 0-1 edhe në Ballsh përballë Bylis, duke qenë tashmë skuadra e vetme me pikë të plota në Superiore. Vendosi ndeshjen goli i Skukës në minutën e 29.

‘Macja e Zezë’ e Partizanit nuk ishte e tillë për Colellan që vazhdon të drejtojë skuadrën e tij drej suksesit, minimalist, por me 9 pikë edhe pse ka fituar të treja ndeshjet me diferencën e vetëm një goli. Kryeqytetasit kanë vazhduar ecurinë pozitive në startin e këtij sezoni, duke mposhtu Bylisin në transfertë me rezultatin 1-0, për të vazhduar qetësisht kryesimin e Superiores. Në një duel shumë të ekuilibruar, diferencën e bëri një kombinim në zhvillimet e një goditje dënimi, ku Skuka finalizoi me ftohëtësinë e një golashënuesi të vërtetë për t’i dhënë një avantazh, që skuadra e tij e mbrojti pastaj me shumë rregull e disiplinë.

Për tu theksuar fakti i një soliditeti difensiv i admirueshëm: vetëm një gol i pësuar në më shumë se 270 minuta lojë, edhe atë në debutimin kundër Egnatias. Skuka ka shënuar 3 nga 4 golat në total të të kuqve, me përjashtim të penalltisë së Hotit kundër rrogozhinasve. Në këtë pikë tekniku italian duhet të gëzohet, por është një sinjal se skuadra është tepër Skuka-dipendente. Colella ka qartësuar edhe hierarkitë dhe për Telushin, Menish e Romeron, formacioni mbetet mirazh me formën që kanë aktualisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *