• |
ide | kryesore

“Je spiun i Ceferin”: Agnelli e Al-Khelaifi, akuza të kryqëzuara për Super League

-Instant, F1, Sport



Tension i lartë në vigjilje të PSG-Juve. Jo vetëm në fushë, por edhe mes klubeve. Ndeshja e madhe e Ligës së Kampionëve është në fakt një takim shumë i rëndësishëm edhe në planin politik. Nëse nuk ka ndonjë tërheqje të bujshme, sipas protokollit të UEFA-s, Andrea Agnelli dhe Nasser Al-Khelaif do ta gjejnë veten ballë për ballë. Një takim shumë i tensionuar nisur nga e kaluara e lidhur me Super League, këndvështrimet e ndryshme për këtë çështje dhe akuzat përkatëse për tradhti. Sipas l’Equipe, presidenti i Juventusit e fajëson atë të PSG-së se është “informatori i Ceferinit dhe se i kishte treguar detaje për Super League”, ndërsa për Al-Khelaifin, numri 1 i bardhezinjve ishte përpjekur të “vrasë Champions League me projektin e tij”.

Akuza të kryqëzuara që konfirmojnë marrëdhëniet e tensionuara mes të dyve dhe se ndeshja e Ligës së Kampionëve në Parc des Princes mund të shërbejnë në njëfarë kuptimi për t’u sqaruar. Natyrisht nëse ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt do të kenë ndërmend ta bëjnë vërtetë. Pas kaosit të Super League, në fakt, Agnelli dhe Nasser Al-Khelaif i kanë ndërprerë marrëdhëniet. Një situatë që duhet trajtuar me kujdes në ngjarjet që do t’i paraprijnë ndeshjes së madhe PSG-Juve.

“Kur filluan zërat për Super League, Nasser, ashtu si Ceferin, i telefonoi disa herë Agnellit, por ky i fundit ia kishte mbyllur telefonin – shpjegoi për l’Equipe një burim i informuar mirë për faktet –. Al-Khelaifi kështu zbuloi se Agnelli nuk kishte të drejtë dhe se kishte gënjyer”. Një “tradhti” deri tani e pafalur asnjëherë nga numri 1 i PSG-së. Sipas l’Equipe, në fakt, në muajt e fundit Agnelli kishte tentuar të kontaktonte me Al-Khelaifin duke i dërguar një mesazh, por ai nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Një përgjigje që ndoshta mund të vijë gjatë darkës së UEFA-s për ndeshjen e madhe mes parisienëve dhe bardhezinjve. PSG-Juve është një sfidë që shkon përtej fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *