• |
ide | kryesore

Kush është Liz Truss/ Humbjet, akuzat dhe dredhitë e kryeministres së re të Britanisë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Liz Truss do të bëhet kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën për të zëvendësuar Boris Johnson si lider të Partisë Konservatore. Por nga erdhi ajo dhe çfarë e bëri atë të dalë në krye?

Ajo njihet si një mbështetëse e krahut të djathtë konservator, por që kundërshtoi fort Brexit. Nga një ish-aktiviste liberal-demokrate që marshonte kundër Margaret Thatcher në vitet 1980, tani pretendon se është rojtare i flakës së Thatcherit.

Është e drejtë të thuhet se Mary Elizabeth Truss e ka pasur udhëtimin e saj politik.

Ajo nuk është një emër i njohur si paraardhësi i saj në “ndërtesën me numër 10” dhe nuk ishte zgjedhja e parë e deputetëve konservatorë për të zëvendësuar Boris Johnson.

Por premtimi i saj për t’u kthyer në vlerat themelore konservatore – ulja e taksave dhe tkurrja e shtetit – rezultoi të ishte pikërisht ajo që donin të dëgjonin anëtarët e partisë, të cilët thanë fjalën e fundit se kush duhet të merrte detyrën pas Johnson.

Dhe, më e rëndësishmja, si sekretare e jashtme ajo i qëndroi besnike Johnson deri në fundin e tij të hidhur pasi ministrat e tjerë e braktisën. Në këtë mënyrë ajo mori në krahun e saj besnikët e Johnson.

Liz Truss during a Tory hustings event in London

Konservatorët tradicionalë të Liz Truss shohin tek ajo cilësitë e palëkundura, këmbëngulëse dhe të vendosura që ata admironin te Margaret Thatcher – një imazh që vetë Truss është përpjekur ta kultivojë.

Por pavarësisht ndryshimit të pozicioneve dhe besnikërisë së saj politike gjatë viteve, këto fjalë shfaqen shpesh kur miqve dhe familjes u kërkohet të përshkruajnë karakterin e saj. Të gjithë bashkohen në fjalën “ambicioze”.

“Ajo është një person që e di çfarë do”, tha vëllai i saj Francis në vitin 2017, kur kujtonte dashuritë adoleshente të motrës së tij më të madhe të lidhura me vegjetarianizmin.

Kur familja luante Cluedo ose Monopoly, “ajo ishte personi që duhej të fitonte”, rrëfente Francis në Radio 4 të BBC.

“Ajo krijonte një sistem të veçantë për të gjetur se si mund të fitonte.”

Maurizio Giuliano, një bashkëkohëse universiteti që e takoi për herë të parë në një aktivitet të Liberal-Demokratëve thotë se ajo dallohej nga studentët e tjerë.

“Më kujtohet se ishte e veshur shumë mirë në krahasim me 18-19-vjeçarët e tjerë. Ajo kishte edhe sjelljen e një të rrituri të vërtetë në krahasim me atë që ishim ne në atë moshë. Ajo ishte e fortë edhe në opinione dhe kishte pikëpamje shumë të forta.”

Debati politik ishte rend i ditës në familjen Truss, sipas Francis, më i riu nga 3 vëllezërit e saj më të vegjël.

Duhet të jetë ndjerë e pashmangshme që ajo do të përfshihej në politikë në një farë mase kur të rritej, por askush në familjen e saj nuk do ta kishte parashikuar rrugën që ajo mori përfundimisht.

E lindur në Oksford në 1975, Truss i ka prezantuar babanë e saj, profesor matematike dhe nënën e saj infermiere si “të krahut të majtë”.

Si një vajzë e re, nëna e saj e mori atë në tubime për Çarmatimin Bërthamor që kundërshtonin ashpër vendimin e qeverisë Thatcher për të lejuar instalimin e kokave bërthamore amerikane në RAF Greenham Common, në perëndim të Londrës.

Truss family

Familja u zhvendos në Paisley, në perëndim të Glasgow, kur Truss ishte 4 vjeç. Në një intervistë për BBC, ajo kujtoi se kishte thirrur “Maggie, Maggie, Maggie – oot, oot, oot”, me një theks skocez kur merrte pjesë në marshime.

Familja Truss më vonë u zhvendos në Leeds, ku ajo ndoqi shkollën e mesme shtetërore. Një prej bashkëmoshatarëve të saj që edhe pse nuk ishte pjesë e grupit të saj të miqësisë thotë se e mban mend Truss të re.

“Ajo ishte mjaft studioze, serioze,” thotë ai “dhe kishte një ndërgjegje të fortë shoqërore”.

Truss ishte e përfshirë në shumë fushata dhe kauza në Oksford, por i kushtoi shumë nga koha e saj politikës duke u bërë presidente e Liberal Demokratëve të universitetit.

Në konferencën e partisë në 1994, ajo foli në favor të shfuqizimit të monarkisë, duke u thënë delegatëve në Brighton: “Ne Liberal Demokratët besojmë në mundësitë për të gjithë. Ne nuk besojmë se njerëzit kanë lindur për të sunduar.”

Ajo gjithashtu bëri fushatë për dekriminalizimin e kanabisit.

“Liz kishte një brez shumë të fortë radikal liberal ndaj saj,” tha studenti Alan Renwick në 2017.
Konvertimi i saj në konservatorizëm ndodhi nga fundi i kohës së saj në Oksford dhe thuhet se ka tronditur prindërit e saj me prirje të majta.

“Karriera e saj politike pasqyron ideologjinë e saj. Ajo ka qenë gjithmonë shumë skeptike ndaj qeverisë së madhe dhe institucioneve të privilegjuara që mendojnë se e dinë më mirë” – thotë një njohës i saj.

Megjithatë, kjo kohë që ajo vetë e ka përshkruar si “e kaluara e saj e dyshimtë” ka vijuar ta përndjekë kur ajo u përpoq të bindte anëtarët konservatorë se ajo ishte me të vërtetë një prej tyre.

Liz Truss

Në një takim të udhëheqjes në Eastbourne, disa nga audienca talleshin kur ajo u tha atyre: “Ne të gjithë bëjmë gabime, të gjithë kemi pasur fatkeqësi adoleshente dhe kjo ishte e imja. Disa njerëz bëjnë seks, drogë dhe rock and roll. Unë isha me Liberal Demokratët. Më vjen keq.”

Pas diplomimit në Oksford, ajo punoi si kontabiliste për Shell dhe Cable & Wireless dhe u martua me kolegun e saj, kontabilistin Hugh O’Leary në vitin 2000. Çifti ka 2 fëmijë.

Truss garoi si kandidate konservatore për zonën e Hemsëorth, West Yorkshire, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, por humbi. Ajo pësoi një tjetër humbje në Calder Valley dhe në West Yorkshire në 2005-ën.

Por, me ambiciet e saj politike të pandërprera ajo u zgjodh si këshilltare në Greenwich, në juglindje të Londrës në vitin 2006.

Instagram posts from Liz Truss

Më pas udhëheqësi konservator David Cameron e vendosi Truss në “listën A” të kandidatëve me përparësi për zgjedhjet e vitit 2010 dhe ajo kandidoi në një vend të sigurt të Norfolkut Jugperëndimor.

Por ajo u përball shpejt me një betejë kundër moszgjedhjes nga shoqata konservatore e zonës, pasi u zbulua se ajo kishte pasur një lidhje me deputetin konservator Mark Field disa vite më parë.

Liz Truss, in 2010

Përpjekja për ta rrëzuar dështoi dhe zonja Truss e fitoi vendin me më shumë se 13 mijë vota.
Në vitin 2012, pak më shumë se 2 vjet pasi ishte bërë deputete, ajo hyri në qeveri si ministre e Arsimit dhe në vitin 2014 u gradua sekretare e mjedisit.

Në konferencën e Konservatorëve 2014, ajo mbajti një fjalim në të cilin tha, me një zë të pasionuar: “Ne importojmë dy të tretat e djathit tonë. Ky është turp.”

Fjalimi u vu re pak në atë kohë, por morri jetë në rrjetet sociale duke marrë shumë tallje dhe duke u shpërndarë gjerësisht.

2 vjet më vonë erdhi ndoshta ngjarja më e madhe politike në një brez – referendumi për daljen nga BE.
Truss bëri fushatë “për të qëndruar në BE” duke shkruar në gazetën “Sun” se Brexit do të ishte “një tragjedi e trefishtë”.

Megjithatë, pasi krahu i saj humbi, ajo ndryshoi mendje, duke argumentuar se Brexit ofroi një mundësi për të “shkundur mënyrën se si funksionojnë gjërat”.

Liz Truss became justice secretary in 2016

Gjatë kohës së kryeministres Theresa May, ajo u bë kancelare dhe sekretare e drejtësisë, por pati disa përplasje të forta me gjyqësorin.

Pas 11 muajsh si sekretare drejtësie ajo u shkoi si kryesekretare e Thesarit.

Kur Boris Johnson u bë kryeministër në vitin 2019, Truss u transferua si sekretare e tregtisë ndërkombëtare – një punë që nënkuptonte takime me liderë politikë globalë dhe të biznesit.

Në vitin 2021, në moshën 46-vjeçare, ajo u mori një nga detyrat më të rëndësishme në qeveri si sekretare e jashtme.

Në këtë rol, ajo ka kërkuar të zgjidhë problemin e Protokollit të Irlandës së Veriut, duke hequr pjesë të një marrëveshjeje me BE pas Brexit, një lëvizje që BE-ja e kritikoi ashpër.

Ajo siguroi lirimin e dy shtetasve britaniko-iranianë, të cilët ishin arrestuar dhe ndaluar në Iran.

Dhe kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, ajo mbajti një qëndrim të ashpër, duke këmbëngulur se të gjitha forcat e Vladimir Putinit duhet të dëbohen nga vendi.

Por ajo u përball me kritika për mbështetjen e njerëzve nga Britania e Madhe që donin të luftonin në Ukrainë.

Vendimi i saj për të pozuar mbi një një tank teksa vizitonte trupat britanike në Estoni, u pa si një përpjekje për të imituar Margaret Thatcher, e cila ishte fotografuar në mënyrë të famshme në bordin e një tanku Challenger në 1986.

Pretendimet se ajo po përpiqej qëllimisht të imitonte Thatcher u bë edhe më i zhurmshëm kur ajo pozoi me një jakë të bardhë të njëjta me ato që mbante Zonja e Hekurt.

Liz Truss visits British troops on deployment to Estonia

Gjithmonë Truss i ka hedhur poshtë konstatime të tilla.

“Është mjaft frustruese që politikanet femra krahasohen gjithmonë me Margaret Thatcher, ndërsa politikanët meshkuj nuk krahasohen me Ted Heath”.

Fushata e Truss për marrjen e udhëheqjes së partisë nuk ka qenë pa polemika. E pyetur se si do ta trajtonte krizën e kostos së jetesës, ajo tha se do t’i përqendronte përpjekjet e saj në “uljen e barrës tatimore, por jo dhënien e dhuratave”.

Gjatë fushatës pati edhe një përplasje me presidentin francez Macorn.

Megjithatë ishin çështjet e brendshme, ato që dominuan garën për marrjen e lidershipit përballë Rishi Sunak.

Premtimi i zonjës Truss për të zgjidhur menjëherë krizën e kostos së jetesës ka të ngjarë të jetë përcaktues për vazhdimësinë e saj si kryeministre apo për të fituar një mandat të sajin në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. ©Marrë me shkurtime nga BBC, përshtati në shqip LAPSI.al



10 Comments

    1. E paske hapur rubrikën e “komenteve” me gjuhën e ndyrë rrugaçërore të Ramës.
      Nuk më çudit fakti që Lapsi e kpmenton kryeministren e re të Britanisë, si një “ish e majtë”.

      “Majtësia” e Znj. Truss bazoheshka në faktin se prindërit e saj të majtë e paskeshin marë ate, kur ka qenë vetëm 5 vjeç në demostratat majtiste kundër Theçerit, ndonëse pohohet fakti se ajo prej shumë kohësh ka konsideruar Theçerin si idhullin e saj.
      Të ndajmë historinë politike të Britanisë me ate të Shqipërisë pasi në këtë vend me tradita të vjetra demokratike, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë diktaturë një partiake të majtë apo të djathtë. e ndonëse me një sistem monarkik konstitucional, parlamentin e ka pasur thellësisht pluralist.
      Është shumë larg liberal demokracia angleze me “të majtën” shqiptare enveriste, ashtu siç është edhe e djethta “konservatore” shqiptare, shumë larg nga konservatorizmi britanik.

      1. Saliu flet per identitein e Vicidolit, jo te Tiranes! Saliu kurre nuk u civilizua! Si nje provincial klasik Saliu, mbeti i tille, pavaresisht se Partia e beri doktor,kardiollog, doktor te udheheqjes me te larte, e beri sigurims e beri sekratar partie! Ata, qe e njohin, tregojne se nuk di as te qendroje apo te haje si nje njeri i qyteteruar! Saliu flet per identitetin e Tiranes!Lapsi dhe don kishotin e sanco pancon e ben te majte

  1. REDAKTORIT QE KA PERKTHYER KETE TEKST (pa hyre ne permbajtjen e artikullit) SE PERKTHIMI I KETIJ ARTIKULLI FJALE PER FJALE ESHTE NJE PERDHUNIM FLAGRAT QE I BEHET SHQIPES ME FRASA TE PAKUPTIMTA, NJE SHEMBULL POSHTE:

    Duhet të jetë ndjerë e pashmangshme që ajo do të përfshihej në politikë në një farë mase kur të rritej, por askush në familjen e saj nuk do ta kishte parashikuar rrugën që ajo mori përfundimisht.

  2. Është rikthyer sërish këto ditë nga mbështetësit mediatikë të Berishës dhe Metës, e ashtuquajtura teoremë e “luftës finale”. Një term i nxjerrë nga refreni i “Internacionales”, që e konsideron këtë luftë finale si “vendimtaren mbi dhe”. Po ka kohë që për “botën e re” i kanë rënë për shkurt dhe madje komunistët më të zellshëm të Kinës ose janë bërë kapitalistë, ose hanë e pinë me ta, si këta “radikal chic”-ët tanë në resortin e Irfanit,nuk hera e pare qe lapsi boton shkrime me nje perkthim skandaloz.

  3. Sali Berisha “mbolli” vdekjen dhe hakmarrjen, me shkatërrimin e shtetit dhe shpërndarjen e armatimeve dhe municioneve.

    Shqipëria sot numuron mbi 20 mijë të vrarë (prej 1997) nga armët e rrëmbyera nga depot e ushtrisë dhe policisë, plagë e madhe sociale e cila ka gjasa të mos mbyllet kurrë. Ai që shkatërroi shtetin sot kërkon rikthimin në pushtet. Ai që rrëmbeu me ligj dhe vendim qeverie milionat e shqiptarëve nga piramidat në 1996

  4. Shko or rrot kari se Saliu te mban ne maje te karit ty, ato si puna jote e me krye Ramazanin per nga inteligjenca. Bythqir rilindlje!

  5. Mos u merrni me kaloresin që i varen kembet. Makkrrrooo merru me gazin e Putinit. Dimër i madh pritet të vije. Inglezet dolën nga evropi 2 vite më parë dhe tani po shofin estradë.

    1. Jo po merren me riset e vodka e patate. Po ik o injorant shiko punet e tua se keshtu thoshin edhe ne 45 e pastaj mbeten njerezit burgjeve e u rriten femijet ne mjerim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *