• |
ide | kryesore

Parada e deputetëve në Kuvend, çfarë nuk u pa nga nisja e seancës së parë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rifillimi i punimeve të Kuvendit ka rikthyer edhe njëherë paradën e veshjeve, aksesorëve dhe makinave të shtrenjta të deputetëve që bien në sy para cdo seance. Sot s’ka munguar as ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbërriti në Kuvend i qeshur dhe i pashoqëruar nga ndonjë koleg tjetër deputet. Buzëqeshje kishte edhe tek Sali Berisha, i cili shoqërohej nga Flamur Noka e Albana Vokshi. Po kështu të lumtur, të paktën në foto, dukeshin edhe përfaqësuesit e mazhorancës. Shihni më poshtë disa foto që sjell LSA. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. O popull, a nuk jemi ne limitet e urrejtjes popullore per kete klase politike qe na ka shtrire per toke se nuk na mbajne gjunjet nga mosushqyerja. Ministrja e Finances mashtron, thote qe ne shtator do deklarohet per paketen e ndihmes, meqellim qe te filloj me 1 tetor, por nuk tha pse u nderpre nga 1 korrik-30 shtator. Si ka mundesi ne vitin 2022 une si pensionist harxhoj aq sa konsumon nje mace apo qen qe kane ne vila , aq sa harxhon nje nepunes i pushtetit per tualet. Ju te varfer meqenese keni vendosur te flini gjume , ju kshilloj qe tani eshte koha e fiqeve, bleni fiq mbasdite qe ulet cmimi dhe beni marmalate. Mos perdorni sheqer se kushton. Marmalaten bejeni te forte dhe kur ta hani perdorni buke misri qe tju rrij si gure ne stomak dhe pini sa me shume uje cezme se uji i blere kushton. Vetem keshtu do e kalojme krizen. Mos u ankoni, mjafton te kemi mire deputet te majte e te djathte, te kemi mire qeverine, administraten. Do durojme dhe do jetojme.

  1. Kuvendi e ka nje kod moral por nuk ka nje rregullore qe deputetet te vijne ne Kuvend me kostum, pa telefon dhe pa shtyp. Ndodh qe kur ka ndonje interpelance ne salle nuk ka me shume se 15 deputet. A i keni pare parlamentet e vendeve te tjera, a jane te veshur lara-lara, me fustan te care, meshkuj me atlete, apo jane me kostume dhe askush me telefon. Tek ne ne cdo kohe 100 deputet luajne me telefon. Page per 1 seance ne jave, page per cdo mbledhje komisionesh, dieta mbi 80 mije lek te reja ne muaj. Mire na e bejne. Ata e kane ne terezi deri sa na marrin voten, ne bejme gam gam si qente neper kafene’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *