• |
ide | kryesore

U shtirën si persona të tjerë dhe vodhën 6 mijë euro, arrestohen 2 burra në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 34 vjeçar është vënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tij 39-vjeçar është vënë në pranga pasi vodhën një sasi të caktuar nëpërmjet mashtrimit. Këta dy persona u prezantuan me një identitet të rremë në një rrjet social dhe me anë të mashtrimit i morën 6000 euro një personi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se në një rrjet social 2 persona të paidentifikuar i janë prezantuar me identitetin e një shtetasi tjetër dhe duke e mashtruar, i kanë kërkuar një shumë parash prej 6000 eurosh, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe ndalimin këtyre shtetasve në kuadër të operacionit policor të koduar “Fiction”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. Y., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *