• |
ide | kryesore

Ndërtimet pa leje/ Justifikimi i Ramës për pyetjen: “Ku ishe kur u ngritën?”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim të gjatë në Facebook pas reagimeve të shumta se “pse pikërisht tani u kujtua për ndërtimet pa leje kur ka 9 vjet në pushtet”.

Rama është përpjekur të japë një përgjigje për pyetjen: “Ku ishte shteti kur u ndërtua?” duke fajësuar institucionet për këtë situatë.

“E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime!

Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t’iu mbushur mendjen atyre që s’duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh” – shkruan Rama që më pas rendit disa arsye.

“E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se deri dje.

E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, po një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit e i ligjit në terren nuk merret kollaj, po me mund e durim të madh.

E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe në një vullnet të papërkulur për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.

E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe konfiskimet e këtyre hapësirave abuzive për interes publik, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme.

E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë për gjëra që mesa duket do t’i bënin vetë në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq” – e mbyll Rama. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Po zgjidhte problemet globale, zgjedhjet e vjedhura ne Bjellorusi, problemet turko-greke, problemet e strehimit te iranianeve dhe afganasve dhe se fundi mbante penen ne OKB per te shkruar rezolutat kunder luftes ruse.Gjerat e vogla ne nje fshat te madh si ne edhe te shkasin nga dora, sidomos kur ajo eshte e zene.

  2. Persa kohe nuk e lejoni amnistine fiskale çfare te beje i ziu… ku ka ndonje gje ne kete vend per logjike njerzore… se te tjerat kane kohe qe kane ikur…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff mjerim pa fund…

    1. Ore ata qe marrin rrogen na ky shtet na kjo bashki per mbrojtjen e teritorit kan vaj ne burg jo per kundrazi kan ritur tarifen nga 5 e kan bere 10

  3. Qeveria Rama ka bere keq qe nuk ka rreaguar per ndertimet pa leje, dhe po ben mire qe po rreagon per disiplinimin e paligjeshmerise dhe zbatueshmerine e ligjit.

  4. O Ram kishim shprese tek ty, po sot pas 10 vjetesh ne pushtet jo vetem qe nuk ka zhvillim, por gjerat po shkojne si mos me keq. Deri sot ke heq e vene ministra drejtore duke akuzuar ata per gjendjen ku ndodhemi. Ka ardh koha vella me pa nga vetja. Ke deshtuar dhe falimentuar si kryeminister i nje vendi qe vidhet e varferohet per dite. Eshte bere nje kaos nga te gjithe anet.
    Sot, pas 10 vjetesh nuk mund te kete asnje justifikim. Ti nuk je as me i ndershmi as me i drejti. Perkundrazi ndertove nje shtet me oligarke e te forte, dhe qeveri e administrate kukull. Lejove mbjelljen hapur te hashashit ne mes te qyteteve, diten per diell, lejove lulezimin e trafikimit te drogave te forta duke e bere me dashje kete vend gjithnje e me te pabanueshem. Cmime marramendese kane shtuar varferine ne kete vend. Je bere kryeminister i ketyre kontigjenteve, mbron hapur interesat e tyre. U tregove i paafte dhe jo patriot. Hape krahun vella se keta te forte dhe oligarke nuk mund te te mbrojne dhe te japin fitoren gjithe jeten. Ka vajt aty ku s’mban me.

  5. Vemje, krimb me shume member. Turp I kombit
    Ku ishe. Cfare bete tek rruga e Kosovare. O zot xhungel betoni.
    Ndertimi tek liqeni thate u pezullua ketu e 3vjet dhe me pas u certifikua nga ju dhedoli me tabele gjigande. Ju jeni turpi i njerezimit,hipokrit maskara,te ben per te vjelle. Nga Golemi deri ne Durres ka te tjera te bera para prestigjit,por nuk jua mban bytha se jeni te zhytur. Pse nuk sqaroni denoncimin e Flutura Ackes o sekt i degjeneruar.

  6. Nje dite perpara se Rama te shpallte ndertimin e paligjshem te Morines ka qene per darke ne tarracen e hotelit te tij Morina Palace tek liqeni i thate.

    Jane vetem show per te hequr mendej nga kriza qe po vjen 100 here me e forte se rezultat e hajdutllikut te qeverise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *