• |
ide | kryesore

Paketa e krizës, Rama: Shqipëria nuk e mbulon dot të gjithë nevojën vendase për energji

-Instant, Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u ndal fillimisht tek paketa e prezantuar sot nga qeveria për përballimin e krizës. Rama theksoi se masat janë marrë me qëllim që të mos preket çmimi i energjisë në faturë për familjet dhe bizneset e vogla.

“Është shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishmi sot, që qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndërtojë një qasje mbështetëse afatmesme sepse ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë siguri në afatmesëm në vend se të ndjekim nga pas krizën me paketa afatshkurtra.

Ky është një shpenzim më i madh, por besojmë se kjo është rruga e duhur. Më bëri përshtypje parafolësi që ngriti një pyetje se  çfarë europiane ka sot në Shqipëri ku çmimet rriten.

Jam i bindur që ju banoni në një planet tjetër, por nëse ka një gjë sot që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Është një situatë me të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i i ulëti në rajon. Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë që fundi do ta tregojë për të mos e prekur çmimin e energjisë në faturën e konsumatorëve dhe bizneseve të vogla”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur kritikëve lidhur me akuzat për menaxhimin e hidrocentraleve, Rama tha se Shqipëria nuk e siguron dot të gjithë nevojën vendase dhe i duhet të dalë në treg.

“Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase. Është e detyruar të dalë në tregun ndërkombëtar dhe afektohet nga çmimi. Mbulesa e garantuar deri tani është 330 milion euro të shpenzuar. Parashikimi ynë që kjo shifër mund të shkojë shumë më lart. Ne jemi të përgatitur. Do të veprojmë me një riindeksim të pensioneve, do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të jetë efektiv për pensionistët qysh në muajin tetor. Në total 9.3 % indeksimin e pensioneve për këtë vit”, tha Rama.



34 Comments

    1. /“Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase. Është e detyruar të dalë në tregun ndërkombëtar dhe afektohet nga çmimi. Mbulesa e garantuar deri tani është 330 milion … kjo shifër mund të shkojë shumë më lart. Ne jemi të përgatitur./

      Opa erdhi e futmja e rradhës… Po po jeni të pregatitur për t’ja futur njerëzve prap.

    1. Ishalla kjo krize energjetike qe po ndodh ne te gjithe boten te kaloje sa me shpejt dhe duhet te jemi pak me te durueshem

  1. Shpresojm qe hidrocentralet te punojne me kapacitet te plote kete vjeshte qe te kete pakesim te nevojes per import energjie

  2. Me vjn mire qe Rama po merr masat e duhura dhe cdo vendim qe ai merr eshte mjaft i sakte
    Uroj qe kjo krize energjetike te kaloje sa me pare e ti kthehemi normalitetit

  3. Pavarsisht se nuk e mbulojm dot gjith nevojen vendase per energji te paktem po merren masa per perballimin e krizes

  4. Tëgjith komentuesit si Rea Gjergji Soli etj etj jan grupi që shkërdhehen në grup në sumë te rilindja kriminale

    1. O robshkerdhyer, me qiri e haje vitin e ri kur kishim shokun tuaj Fatos Nano dhe shkrudhoheshim nga gjeneratoret trotuareve. Sa erdhi ai berisha i keq, nuk u fiken me dritat dhe gjeneratoret u zhduken nga trotuaret. Ju jeni per tju qire rracen jugosllave o klysha bushtrash.

  5. me te vertet se mbulojm dot nevojen per energji elektrike por e mira eshte qe qeveria po e ben te pamunduren per te mos u ndjer kjo krize nga populli e po ia del me se miri

  6. kemi qen dhe jemi te vetdijshem qe smbulohet dot nevoja e vendasve per energji elektrike por e mira esht qe pavarsisht se jemi ne kriz sna ikin dritat si ne kohen e sales

  7. Pyte saliun sa prodhonte uleza dhe shkopeti , te cilat ne 2010 ai i dha tek privati , dhe tani edhe ate qe e kishim duhet ta blejme sic beri ne 90 me nendeteset e me mjetet luftarake

  8. me te vertet nuk mbulohet dot nevoja e gjith njerezve per energji elektrike por ju keni ber me te miren me masat e marra per menaxhimin e kesaj krize

  9. me ju e dim qe do i kalojme keto sfida sic kemi kaluar dhe te tjera jeni i vetmi qe mendoni vetem per te miren e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *