• |
ide | kryesore

Mbërrin anija për prodhimin e energjisë në Vlorë, qytetarët dalin në protestë: Ndot qytetin

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas mbërritjes në portin e Vlorës të anijes e cila do të prodhojë energji elektrike, disa qytetarë dhe ambientalistë kanë dalë sot në protestë. Qytetarët u shprehën se gjeneratorët lundrues do të djegin qindra tonë me naftë dhe do të shkaktojnë ndotje të madhe në det duke dëmtuar faunën mesdhetare.

Me pankartat ‘Nuk e japim Vlorën’, qytetarët kanë kundërshtuar ankorimin e anijes në port.“Duhet të jemi më prezentë për këtë çështje sepse është një çështje madhore. Unë bashkë me disa kolegë këtu, kemi qenë në protesta të viteve 2005. Qytetarët e Vlorës reaguan fuqishëm në atë periudhë dhe nuk është se nuk pati rezultat. Ne po e ringrejmë Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Në atë periudhë arritëm të ndalonim tre TEC-et e planifikuara. Në dijeninë time si ambientalist, ato platforma nëse vijnë këtu, kanë vetëm një të ardhme, të shkojnë për skrap. E ardhmja është e energjive të rinovueshme. Vlora dhe gjithë Shqipëria ka kaq shumë diell dhe kjo është e vetmja zgjidhje. Kjo protestë na shërben për të riorganizuar Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Rezistenca do vazhdojë derisa qeveria shqiptare të heqë dorë nga prodhimi i energjisë duke përdorur naftën. Protesta u bë sot sepse sot në mëngjes ka arritur një prej anijeve që ka të instaluar brenda supër gjeneratorë gjigandë që do djegin 600 tonë naftë në ditë. Është një tmerr që qyteti ynë nuk e meriton”-u shpreh njëri prej ambientalistëve të pranishëm në protestë.



11 Comments

  1. Nje parrulle nuk tregon qytetare,propozoj qe keta te rrugeve tju nderpriten dritat neper familjet e tyre,protesta te paguara por qe nuk shkojne qytetare se e kane kuptuar qe parate e spiunave salih metaj nuk ju duhen me,shumica e popullit kerkojne te kene energji ne shtepite e tyre dhe bizneset,kjo detyrimi i cdo qeverie te plotesoje kerkesat e qytetareve

  2. Te rroje rroçka e partise.
    Nuk kemi nevoje as per drita as per uje as per buke. Yll fanar lafshkar, vlora e partise.

  3. Te gjendet nje zgjidhje tjeter, pasi keto anijet e ardhura nga nje zone bangladeshit , krijojne nje zhurme qe e shkund komplet Vloren, plus nuk do mbesi peshk ne detin jon

        1. Edhe mut do hani kur te mos keni energji.
          Me ere,me diell,me shi,me lesh etk,leshra energjie duheshin bere .
          Edhe pak vjen nje dimer I tmershem, fukara dhe pa para.

  4. Lexova nje parulle “Nuk e japim Vloren” une nuk di se ka ndonje akand ose oferte per te blere Vloren! Kohe krize nuk i ka njeri paret e teperta!

  5. Vloren ua kane marre si ciflig dhe falas, me gjithe bregun dhe tani rrini urte e votoni qorrazi, se nuk ruajtet as sheshin e flamurit e jo më qytetin…

  6. /Në dijeninë time si ambientalist, ato platforma nëse vijnë këtu, kanë vetëm një të ardhme, të shkojnë për skrap. E ardhmja është e energjive të rinovueshme. Vlora dhe gjithë Shqipëria ka kaq shumë diell dhe kjo është e vetmja zgjidhje. /

    Ndërsa bashkohem plotësisht me shqetësimin tuaj për ndotjen dhe varësinë që krijohet, energjia diellore nuk është aspak zgjidhje e problemit. Një vend ka nevojë për sasi të mëdha energjie, që prodhohen me rrugë tradicionale (HECe, TECe, bërthamore), por edhe duke futur teknologjitë e reja (reaktorë fuzioni, Tesla teknologji) të cilat janë monopol i vendeve të mëdha.

    Teknologjia diellore është mirë vetëm nëpër çatitë e shtëpiave dhe aq! …. Por si gjithmon me këta komunistë në krye lepuri fle diku tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *