• |
ide | kryesore

Meta thirrje për protestë: Afera e inceneratorëve “kryevepra” e korrupsionit qeveritar

Arkiva, Lajme, Të fundit
dea, meta,



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët në protestën e 13 shtatorit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se afera e inceneratorëve është ‘kryevepra’ e korrupsionit qeveritar. Më tej në postim kryetari i Partisë së Lirisë shkruan se popullit qeveria i kërkon të kursejë, ndërsa vetë nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.

Statusi

NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!

Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë.

Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.

Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!



3 Comments

  1. Likja ka hike me Moniqen ne Londer dhe ben thirrje per revolte nga kazinoja.
    Ju mblidhuni si bagetia se une erdha me gjth kete surrogate.
    Nga aeroplani direkt pa pushuar do vij tek shoeshine.
    Ju vetem bertisni se e ndreq Likja kete pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *