• |
ide | kryesore

Ricky Martin akuzohet sërish për sulm seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Ricky Martin është akuzuar për sulm seksual pas pushimit të një rasti të ngjashëm.

Pasi paditi nipin e tijpër akuza të rreme, fituesi i çmimit Grammy po përballet me një tjetër ankesë të paraqitur të premten në një departament policie në qytetin e lindjes të Martinit, San Juan, Porto Riko, sipas Associated Press.

“Këto pretendime janë jashtëzakonisht fyese dhe plotësisht të palidhura nga realiteti. Kur ky njeri më parë bëri akuza të ngjashme, çështja e tij ligjore duhej të tërhiqej sepse ai vetë pranoi nën betim se Ricky Martin nuk e kishte sulmuar kurrë në asnjë mënyrë”.

“Tani, pasi u padit për përpjekjen për të zhvatur zotin Martin, ai po përpiqet të përhapë përsëri gënjeshtrat e tij. Është koha që media të ndalojë së dhëni këtij individi të trazuar vëmendjedhe ta lejojë atë të marrë ndihmën që ai ka nevojë”, u shpreh avokati i tij, Andréu-Fuentes.

Edhe pse detajet e akuzave dhe identiteti i akuzuesit nuk janë bërë publike, AP raportoi se nipi i Ricky-t, Dennis Yadiel Sánchez Martin – nëna e të cilit është motra e Ricky-t – paraqiti ankesën e re, sipas një burimi.

Dennis së pari paraqiti një urdhër ndalimi të abuzimit në familje kundër xhaxhait të tij në korrik, megjithëse një përfaqësues i Ricky-t i quajti pretendimet “plotësisht të rreme dhe të fabrikuara”.

Ai pretendonte se dyshja kishte patur një romancë dashurie për shtatë muaj dhe se Martin “nuk pranoi” që lidhja e supozuar përfundoi dy muaj më parë. Dennis tha se ai “kishte frikë për sigurinë e tij” dhe kërkoi urdhrin.

Marty Singer, një tjetër avokat i Ricky-t i tha PEOPLE në një deklaratë: “Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë – dhe nuk do të ishte kurrë – i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij”.

“Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por është e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë . Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të pushohet sapo një gjykatës të shikojë faktet”, shtoi Singer.Më vonë , një gjykatës e pushoi çështjen me kërkesën e Dennis./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *