• |
ide | kryesore

Tuchel flet për herë të parë pas shkarkimit nga Chelsea: “Jam i shkatërruar”

-Instant, Sport



Nuk e priste që të shkarkohej kaq me ngut, por pas një fillimi të ngadaltë në Premier League dhe sidomos pas disfatës debutuese në Champions League kundër Dinamo Zagreb, Chelsea vendosi ta siluronte. E kështu Thomas Tuchel, pavarësisht nga pagesa e fortë si dëmshpërblim, që do të marrë nga Blues, nuk po arrin t’i japë vetes qetësi dhe pas ditësh heshtje rikthehet të flasë. E ka bërë në rrjetet sociale, me një postim ku ka shprehur gjithë hidhërimin e tij.

Tuchel i besoi rrjeteve sociale për të shprehur mendimet e tij pas shkarkimit të tij nga Chelsea: “Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite,” shkroi gjermani. “Jam i shkatërruar që rrugëtimi im te Chelsea mori fund. Ky është një klub ku jam ndjerë si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim”.

Ish-trajneri i Chelsea më pas shprehu fjalë të bukura për aventurën e tij në Londër: “Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar skuadrën të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të mbeten me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *