• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbretit Charles po i ecën ters, nervozohet sërish në publik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
charles



Mbreti Charles III është përballur me një tjetër moment të sikletshëm në publik (video poshtë). Ai është njollosur me një stilolaps duke firmosur në librin e homazheve për mbretëreshën Elisabeth pas vizitës së tij në Belfast.

Charles u ankua për stilolapsin që i kishin dhënë të përdorte teksa përpiqej të fshinte bojën nga gishtat e tij. Stilolapsi me defekt u hoq me shpejtësi dhe u zëvendësua nga oborrtarët e tronditur përpara se Camilla të ulej për të nënshkruar edhe ajo në libër.

“O Zot, e urrej këtë [stilolaps]. Nuk po e duroj dot këtë gjë… çdo herë një gjë e qelbur”shfryu ai. Monarku i ri vizitoi Irlandën e Veriut në fazën e fundit të turneut të tij pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *