• |
ide | kryesore

Balluku vijon këshillat: Mos e lini hapur derën e frigoriferit

-Instant, Lajme, Të fundit
balluku, femijet, frigoriferi, energjia



Pas këshillave për larjen e rrobave jo më shumë se me 30 gradë, zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vazhdon me këshillat e saj për kursimin e energjisë. Ajo gjatë një fushate sensibilizuese për kursimin e energjisë që nisi nga shkolla “Lasgush Poradeci”, tha se gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë. Po ashtu, Balluku theksoi se kërkuesit duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur. Ajo po ashtu shtoi se dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur dhe këshilloi të vegjëlit se vëllai të heqë karikuesin nga priza.

“Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Nëse kursejmë 1% të konsumit vjetor energjitik, ndërmarrjet do të shërbenin 28 milionë nga buxheti shtetit. E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 kari kues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Pra që kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para TV e t’i afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji. Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë.”, tha Balluku. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Propagand e populizem, ja kesthu eshte Ram Poture-inceneratori. Qe kur mori pushtetin kushedi sa lek te taksave tona harxhoi per postera e lajme per punet qe kishin ber ne 100 dit, dhe punet qe kishin ber, ishin vet posterat dhe propaganda. Ca e besh, sekmi opozit. Me keto skandale edhe opozita me e lodhur e kishte rrezuar qeverin, po keshtu eshte kur opozita ngel ne dor te Like floririt, behet qesharake dhe hic e besueshme.

  2. Porosite e vyera te Ministres Balluku:
    1.Rrobat lajini me 30 grade ne lavatrice.
    2. Kujdes me karikuesin e telefonit.
    3. Kujdes me televizorin (Shikoni vec perrallat).
    4. Kujdes deren e frigoriferit.

    Keshtu mund te flasesh me femijet, por jo nje Zv/Kryeministre.

    Lum ky popull se ju ka…

    1. Imagjinoni dot si do jene Krishtlindjet kete vit?
      Do dale cucupjerdha dhe do thote:
      Ska drita ne peme kte vit,(sigurisht do çoje ne rritjen e çmimit te baterive,ndaj ju keshilloj blijini qe tani),rruget do jene ne erresire,reklamat e dyqaneve po ashtu,dmth atmosfere e zymte.
      Lere pastaj ngrohja;pleqte e gjore qe duan ngrohje gjithe diten,per te mos tejkaluaren fashen prej 800 kilovat,do tu duhen te ngrohen me pordhet e tyre,🤭
      Panorame e ndritur e vendit qe perparon perdite duke arritur maja te papara,sipas patronazhisteve.

  3. Po per ato 200 mije eurot qe shpenzove per zyren qe ta beje super luksoze per b…then tende
    a e di ti se jane parate e taksave te prindeve te ketyre femijeve qe ti e soj sorollopi yt rillindas
    i shperdoroni pa piken e meshires per luks, per qejfe, per operacione plastike , per hotele te
    shtrejta , per biftek 100 eurosh tek Nusreti,per udhetime ekzotike, per cfare tju shkoje neper mend
    e cfare tu doje kokrra e qejfit. Nuk jane karikuesit apo dyert e frigorifereve por jeni ju dhe
    takemi juaj rillindas qe thithni energjine e n je populli te tere. Vetem largimi juaj eshte hapi i
    pare qe shpresa dhe energjia ti kthehet perseri Shqiperise.

  4. Propaganda e sektit antishqiptar mavi ashtu si edhe marrezia e te gjatit tone nuk ka te sosur .
    Ministrja thote se jane vetem 4 % e populates qe preket nga kjo mase drastike .
    Shqiptar , mos u besoni hijenave , jane te pacipe e te pafytyre keta as suken e as nxihen .
    Pa marre parasysh abuzimin nga lexuesit e sahateve qe perdoret gjithmone , sot kjo fashe kalohet nga me shume se 1/3 e popullsise ndesra ne dimer kalohet nga me shume se 3/4 e popullsie .
    Vellezer , te gjithe genjejne nga pak por ulim syte se na vjen turp kurse keta genjejne duke te pare ne kokerdhok te syrit . Marrezite e te marrit dhe poshtersite e sektit antishqiptar mavi nuk kane per te marr fund nese nuk i hedhim sa me pare ne lane . Huqi del me shpirtin . Do vuajme nga çakallizmi dhe hijenizmi i tyre per aq kohe sa ata te jene ne pushtet . Gjithçka varet nga vete ne . Nese doni skamje e statusquo athere mire jeni , biles votojini perseri por nese mendoni per te ardhmen e femijeve dhe familjes tuaj , nese doni prosperitet ngrihuni sa me pare . Me keto monstra , ferri eshte i garantuar perjetesisht .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *