• |
ide | kryesore

Princ Harry shtyn sërish publikimin e librit

-Instant, Paparazzi, Slider
Princ Harry



Libri i Princ Harry është shtyrë sërish për respekt ndaj Mbretëreshës Elizabeth. Sipas burime, libri do të publikohej në fillim të vitit 2023.

“Ndarja nga jeta e Mbretëreshës ishte diçka për të cilën flitej që kur filluam të punonim për librin. Mjafton të shikoni familjen mbretërore për të parë se sa emocionalë janë. Kjo është një çështje respekti për Madhërinë e Saj”, u shpreh një burim i brendshëm.

Një insajder tjetër, botues tha: “Libri do të shtyhet pasi Princ Harry dëshiron të flasë për ndarjen e saj nga jeta.”

Princ Harry duke ecur pas arkivolit te Mbretereshes Elizabeth

Harry iu bashkua mbretit Charles, Princit William dhe anëtarëve të tjerë të familjes për shëtitjen  prapa arkivolit të Mbretëreshës nga Buckingham Palace në Westminster Hall të mërkurën. Ai eci bashkë me William, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të tensionuar gjatë viteve të fundit. Në një mesazh, ai shkroi se do të jetë “përgjithmonë mirënjohës” që gjyshja e tij kishte mundur të takonte fëmijët e tij , Archie dhe Lilibet.  Mbretëresha u takua me Lilibet, për herë të parë gjatë festimeve të Jubileut të Platinumit në qershor. Ai gjithashtu e përshkroi atë si një “busull udhëzuese” përmes angazhimit të saj ndaj shërbimit dhe detyrës.

Përktheu : Lapsi.al

Marrë nga Page Six 

Lexo Edhe: Çfarë zbulohet në librin e ri të princ Harry – Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *