• |
ide | kryesore

Video/ Roma nën ‘pushtetin’ e Dybala: ja rezultatet e Europa League

-Instant, F1, Sport, Video
Roma



Mbyllen pa surpriza ndeshjet e mbrëmjes së vonë për raundin e dytë të Europa League. Fitojnë të gjithë pretendentët. Roma gjen Dybalan lider edhe në Europë. Tris i verdhekuqve, sukses për Betis e Bodoe/Glimt, ndërsa Fenerbahce limiton dëmet në shtesë kundër Rennes në transfertë.

Lexo më tej: Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol ‘sherifi’ është Ronaldo

Roma mundi HJK Helsinkin 3-0 në ndeshjen e dytë të Grupit C të Ligës së Evropës dhe arrin Ludogorets (të mposhtur në Sevilje) në vendin e tretë në renditje. Verdhekuqtë e panë veten në epërsi numerike pas vetëm një çerek ore për përjashtimin e Tenhos. Megjithatë, skuadra e Mourinhos kishte nevojë për Dybalan, i aktivizuar në pjesën e dytë për të zhbllokuar ndeshjen. Argjentinasi shënoi në topin e tij të parë të prekur (47′) dhe menjëherë më pas erdhi dyfishimi i Pellegrinit (49′). Në të 68′ ka edhe lavdi për Belottin, në golin e parë me fanellën e re.

Roma vuajti të gjente rrugën për të shënuar në pjesën e parë, pavarësisht se Helsinki mbeti me 10 lojtarë në minutën e 15′. Shumë raste të pashfrytëzuara, por në pjesën e dytë verdhekuqtë bënë diferencën. Në fushë zbret Dybala dhe pas pak më shumë se një minute zhbllokoi ndeshjen. Dy minuta më pas Pellegrini dyfishoi, ndërsa në të 68′ erdhi goli i parë i Belottit me fanellën verdhekuq. Ndeshja e radhës më 6 tetor në shtëpi me Betis Sevilla.

Europa League

Group A
Bodoe/Glimt 2-1 FC Zurich
Group B
Dynamo Kyiv 0-1 AEK Larnaca
Rennes 2-2 Fenerbahce
Group C
Real Betis 3-2 Ludogorets Razgrad
Roma 3-0 HJK Helsinki
Group D
SC Braga 1-0 Union Berlin
Union St.Gilloise 3-2 Malmo FF



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *