• |
ide | kryesore

Bleu vota, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kandidatin e LSI-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 1 vit burg kandidatin për deputet të LSI-së, Etjon Joka. Joka u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ka qenë kërkesa e SPAK që ish-kandidati të dënohej me kaq vite.

Lexo më tej:Blinte vota me para, SPAK kërkon 1 vit burg për kandidatin e LSI

Joka dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt dhënies së votës. SPAK kerkoi një vit burg edhe për Elis Babon, personi që mori paratë e kreu videon. Joka ishte personi që shpërndante paratë, ndërsa Babo ishte personi që mori para nga Joka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *