• |
ide | kryesore

Biden, i bën thirrje Putinit të mos përdorë armë bërthamore apo kimike

-Instant, Lajme, Planet
armë



Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të mos përdorë armë taktike bërthamore ose kimike në vazhdën e kundërofensivave të Ukrainës.

I pyetur nga CBS se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse do të konsideronte përdorimin e armëve të tilla, Biden tha: “Mos e bëj. Mos. Mos. Do të ndryshonte fytyrën e luftës ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore.”

Lexo edhe:

Biden: Putin po përpiqet të zhdukë kulturën ukrainase

Biden tha po ashtu se përgjigja e SHBA do të ishte me pasoja për pushtuesin, por nuk pranoi të jepte detaje.

Rusia “do të bëhej më e keqe në botë se kurrë më parë,” tha Biden.

Zyrtarët e qeverisë ruse kanë hedhur poshtë aludimet e Perëndimit se Moska mund të përdorte armë taktike bërthamore në Ukrainë, por kjo mbetet një shqetësim për disa në perëndim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *