• |
ide | kryesore

Di Maria rrezikon të qendrojë jashtë deri në mes të tetorit: ja sa kushton kartoni i kuq në Monza

-Instant, Sport
Gjykatësi



Angel Di Maria ka të ngjarë të qëndrojë larg fushave të Serie A deri në mes të tetorit. Kjo për shkak të skualifikimit të pritshëm pas përjashtimit në minutën e 40-të të ndeshjes Monza-Juventus. E kuqja direkte e nxjerrë nga Maresca, pas goditjes me bërryl ndaj Izzo, është për tu lexuar si “sjellje e parregullt”. Ky veprim dënohet nga Gjykatësi sportiv me dy ose më shumë ditë pezullim. Episodi duhet të kufizohet në dy ndeshje ndalesë. Por sanksioni mund të shtrihet për protestën që argjentinasi i drejtoi arbitrit përpara se të largohej nga fusha. Nëse arbitri ka raportuar shprehje fyese, lojtari mund të dënohet për tre ndeshje. Kështu, që Fideo do të humbasë sfidat me Bologna, Milan dhe Torino.

Një fillim sezoni për t’u harruar për Di Maria, i cili deri më tani ka humbur dy ndeshje dhe disa i ka luajtur pak minuta. Argjentinasi nuk ka qenë asnjëherë në fushë për 90 minuta. Pas debutimit pozitiv me Sassuolon, sulmuesi pësoi një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin aduktor të kofshës së majtë. Fillimisht mungoi kundër Sampdorias dhe më pas Romës, por rikthimi i sforcuar në pjesën e dytë me Spezian, e dëmtoi sërish. Kështu, mungoi edhe ndaj PSG dhe Salternitanës.

Lexo më tej: Video/ Çmendet Di Maria, me 10 lojtarë Juventus është katastrofë: fitorja e parë e Monzës

Rikthimi i pjesshëm me Benfikën, pastaj titullar me Monzën, u duk se do të mbyllte një moment negativ. Në vend të kësaj, numri 22 i Juves ra në grackën e Izzos dhe kështu do të detyrohet të qëndrojë në tribunë për pak kohë. Gjykatësi sportiv do të vendosë për sa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *