• |
ide | kryesore

Dosja ‘Xhuvani’/ Shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Paplekajt

-Instant, Lajme, Të fundit
pjerin xhuvani



Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-oficerit të forcave speciale Arbër Paplekaj. Ai akuzohet për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani në Elbasan gjatë mesditës së 21 prillit të vitit 2021. Gjyqi u shty për shkak se jo të gjithë avokatët janë njohur me provat. Senaca e radhës do të mbahet më 28 shtator. Kjo ishte seanca e tretë që mbahej për dërgimin për gjykim të dosjes “Xhuvani”. Dy seancat e mëparshme janë shtyrë për mungesë të një prej avokatëve të palëve dhe për njohjen e më shumë akteve nga ana e prokurorisë.

Vrasja në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet. Ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve. Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars.

Një video filmike e ngjarjes është prova kryesore e prokurorisë në hetim. Nga këqyrja e saj hetuesit kanë konstatuar mospërputhje të veprimeve të kryera në ngjarje nga punonjësit e policisë. Sipas burimeve, të dyshuarit Nushi, aktualisht zv.drejtor i Policisë së Beratit dhe  Palla zv.drejtor për rendin në Elbasan, ndonëse kanë qenë të pranishëm në situatën e tensionuar mes simpatizantëve të PD e PS, nuk kanë kryer veprimet e duhura në parandalimin e krimit dhe as koordinuar vartësit e tyre pas të shtënave.

Nga ana tjetër, hetuesit pretendojnë deklarime jo të vërteta edhe nga efektivët e policisë. Kur ndodhi ngjarja ata po shoqëronin drejtuesin e një mjetit ku sipas simpatizantëve të PD kishte materiale zgjedhore.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *