• |
ide | kryesore

“Na vunë përpara, duhet të ndërhyja. E pësojmë gjithnjë kështu”: Edoardo Reja pa alibi për humbjen

-Instant, Sport
Edoardo



“Për mënyrën se si erdhi ndeshja, po të barazonim do të ishte një rezultat i mirë. Djemtë dhanë gjithçka, por bëmë disa gabime individuale se goli i parë dhe i dytë ishin njëlloj”. Edoardo Reja nuk gjen ngushëllim pas humbjes 2-1 në Izrael, që fshiu përfundimisht objektivin kualifikim. Tekniku analizoi ndeshjen në Tel Aviv, duke thirrur në kujtesë të gjitha rastet që gabimet individuale na kanë penalizuar. “Nuk kemi qartësinë në momentet e rëndësishme që të lexojmë aksionet. Kështu jemi penalizuar gjithmonë – tha Edoardo Reja -. Themi të njëjtat gjëra, duhet të bëjmë këtë hap të rëndësishëm dhe të mos bëjmë gabime. Ata janë të fortë, se në pjesën e parë në planin teknik e taktik na vunë në vështirësi”.

Dy rastet e shpenzuara nga Broja, në minutën e 6 dhe të 42 ndoshta mund të ndryshonin ndeshjen. E megjithatë Reja mundohet ta mbrojë xhevahirin e tij: “Ju pritni shumë nga Broja. Ai është 21 vjeç, duhet të rritet. Unë po e aktivizoj që të kuptojë se është e vështirë që të luash me këta që të luajnë në mënyrë agresive. Ai ka goditjen, mund të krijojë diçka nga një moment në tjetrin, por duhet ende të rritet, nuk është ende gati”.

Ndryshimi i skemës rezultoi një eksperiment i pasuksesshëm: “Me 4 na vunë para, kemi vuajtur me katër. Nuk jemi mësuar të luajmë ashtu, për të luajtur ashtu duhet më shumë kohë dhe shihej që kemi vështirësi. Në pjesën e dytë edhe me 5 krijuam, ishte mundësia e Hysajt. Erdhi goli i madh i Uzunit, djemtë besonin dhe shtynë që të fitonim ndeshjen. Por edhe barazimi nuk ndryshonte gjë. Duhej të fitonim edhe me Islandën, tani kemi vetëm një objektiv, të fitojmë me Islandën dhe pikë”, tha Edoardo Reja.



2 Comments

  1. Nuk ka cte beje Reja me Hysajn gafe pas gafe dhe Broja,po te pasonte ne qender do te ishte gol i sigurte,vend i trete jo keq,sa vete ishin tre.

  2. Kete rrogen qe merr nje trajner i huaj, fare mire mund tja japin nje trajneri shqiptar. Fundja nuk eshte se kane bere shkence keta te huajt. Aq eshte brumi sido qe ta gatuash. Shqiperia aty ka qene +/-. Ne Europian u treguan kara serbet, ndaj perfituan keta tanet. Se ndryshe, nje mut do shkonin.

    Ky Reja duhet te ike si fillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *