• |
ide | kryesore

“Pas ndeshjes flasin të gjithë, luajta me injeksione”: Uzuni, super-gol e kritika skuadrës

-Instant, Sport
Uzuni



“Te Granada kam luajtur me injeksione. Kur panë këmbën në Kombëtare më thanë që mund të iki po të dua. Sakrifikova për kombin, gjithmonë do të sakrifikoj me këtë fanellë. Do të jem ndaj Islandës padyshim, shpresoj që edhe me gol”. Myrto Uzuni tregon garën me kohën për të rikuperuar, që kulmoi me pak minuta në fushë e golin spektakolar. Sulmuesi shënoi golin e vetëm në 2-1 me Izraelin, por që nuk mjaftoi, për shkak të gabimeve individuale: “Mbas ndeshjes mund të flasim të gjithë, por kryesorja të analizojmë gabimet që të mos i bëjmë, të fokusohemi te ndeshja e radhës se kështu e pësojmë në fund”.

Lexo më tej: Uzuni humb Izraelin, shpresohet për Islandën: Kombëtarja kompleton të gjithë grupin

Beratasi i Granadës e ka shtuar edhe më shumë dozën e kritikave, që nuk është se janë zbehur në mendjen e tij nga goli i shënuar: “Besoj se është një nga golat më të bukur në karrierë, ndjehem i mërzitur. Të analizojmë gabime e të mos bëjmë të tjera se janë foshnjarake. Mendoj se nuk duhet të punojmë për formacionin, por të punojmë për ekipin. Unë kam qejf të luaj gjithmonë, por kush e meriton të luajë. Ne duhet të luajmë për fanellën, për kombin, përfaqësojmë të dashurit, të gjithë Shqipërinë”, e mbylli Uzuni.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *