• |
ide | kryesore

Pogba e Chiesa, frymëmarrje për Allegrin: francezi gati për Benfikën, sulmuesi pas Bolonjës

-Instant, Sport
Chiesa



Është e vështirë të gjesh lajme të mira te Juventus në këtë periudhë. Por ndoshta mund të ketë pak dritë në fund të tunelit. Allegri duhet të ketë në dispozicion në ekip Locatelli, Rabiot dhe Alex Sandro kur të rifillojë kampionati. Por shenja inkurajuese vijnë edhe nga dy prej lojtarëve më të pritur: Paul Pogba dhe Federico Chiesa. Sigurisht, do të duhet pak kohë për t’i parë ata në fushë, ndoshta si titullarë, por diçka po lëviz.

Në veçanti, ka optimizëm rreth Pogba. Francezi, pas operacionit në gju në fillim të muajit, po vazhdon me shpejtësi rikuperimin e tij. Pogba mund të jetë i disponueshëm në kohë për atë që duhet të jetë ndeshja më e rëndësishme e bardhezinjve e kësaj periudhe. E thënë ndryshe, ndeshja e Lisbonës kundër Benfikës më 25 tetor. Në lojë mund të jetë kalimi në raundin tjetër, nëse Vlahovic dhe shokët e tij e bëjnë detyrën e tyre kundër Maccabi Haifa. Do të ishte një prani e rëndësishme në tentativë për tu kualifikuar në fazën e 1/8, si për sezonin sportiv, ashtu edhe për arkat e klubit.

Megjithatë nuk dihet se kur Allegri do të mund të ketë në dispozicion sërish Chiesa. Thuhet në janar, por sulmuesi të paktën duket pranë rikthimit në grup. Madje flitet për javën që pason ndeshjen e 2 tetorit kundër Bolonjës. Më pas atij do t’i duhet ende pak kohë për të rifituar një gjendje të pranueshme fizike. Por të paktën problemet e reja duket se janë shmangur pas ngadalësimit të një programi, që duhej ta shihte gati në fillim të shtatorit. Ëndrra, edhe për të, quhet Benfica.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *