• |
ide | kryesore

Arrestohen 18 punonjës të burgut të Fierit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Arrestohen



Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 18 punonjësit e IEVP Fier. Për të 18 punonjësit që arrestohen është vendosur masa “Arrest shtëpie”. Punonjësit qe arrestohen janë: Gerard Nonaj, Ervis Alliaj, Bashkim Meçi, Eris Isufaj, Albi Rezhda, Dorjan Nukaj, Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha, Florida Mata, Fatos Lika, Neritan Mataj, Mato Mataj, Ermal Liçaj, Xheniana Buzi, Denisa Bendaj, Sidorela Vogli, Jonida Qato, Eduart Rrapaj.

Pak ditë më parë në emisionin investigativ Stop, u publikua një skandal në burgun e Fierit. Dëshmia e penalitetit pastrohej pas pagesës së një shumë prej 600 eurosh. Një qytetar ka treguar për emisionin se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por i thonë, se ka 3 vjet dënim të pakryer. Qytetari dëshmon se i kanë kërkuar një shumë prej 600 Eurosh për ta pastruar dëshminë e penalitetit. Ajo i duhej për punë jashtë Shqipërisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *