• |
ide | kryesore

Merreshin familjarisht me lëndë narkotike, arrestohet çifti dhe djali i tyre

-Instant, Lajme, Të fundit
polici, Elbasan, arrest, arrestohet



Një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Ata janë vë në pranga pasi në banesë iu gjetën 5 kg kanabis dhe municion luftarak. Policia njofton se me finalizimin e operacionit policor të koduar “Relatives”, në Elbasan u arrestuan shtetasit: I. Ç., 46 vjeç, M. Ç., 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe shtetasi D. Ç., 23 vjeç (djali i tyre).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij,” njoftoi policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *