• |
ide | kryesore

Arrestohet çifti në Sarandë, iu gjetën ilaçe kontrabandë me vlerë 70 mijë €

-Instant, Lajme, Të fundit



Një çift bashkëshortësh janë arrestuar në Sarandë. Çifti akuzohet për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme. Ata janë identifikuar si Kristo, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli, 62 vjeçe.

Blutë informojnë  se pas kontrollit në banesën e bashkëshortëve, policia e Vlorës ka gjetur dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Çifti akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *