• |
ide | kryesore

Ilaçe kontrabandë, arrestohet administratori dhe farmacistja në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar administratorin dhe farmaisten e një farmacie në Tiranë, pasi dyshohet se tregtonin ilaçe të kontrabanduara pa pullë fiskale. Nga blutë mësohet se Ermir Haxhiaj dhe Geriana Bendaj janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Medicaments.”

Policia bën me dije se ata u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale. Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të Ermir Haxhiajt dhe me farmaciste shtetasen Geriana Bendaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

 



3 Comments

  1. Po ky kari i gjate bashke me burrin e dashnores thote qe e ka territorin ne kontroll, nga hyjne keto mallra kontrabande …. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *